Një ngjarje tejet tronditëse ka dalë në dritë në ishullin Rodos të Greqisë, ku një vajzë, sot 31 vjeç, ka rrëfyer se është përdhunuar sistematikisht për më shumë se 15 vite nga babai i saj biologjik. Zbulimi më i tmerrshëm? Testi i ADN-së ka konfirmuar se ai është babai biologjik i vajzës 3-vjeçare të viktimës.
Sipas mediave greke, përdhunimet kanë nisur kur vajza ishte vetëm 16 vjeç dhe kanë vazhduar deri katër vite më parë, kur ajo mbeti shtatzënë për herë të dytë. Rasti nisi të hetohej pas sinjalizimit të një punonjësi social.
Prokuroria greke ka ngritur akuza për:
Përdhu@i@ të përsëritur
Incest
Abuzi@ ndaj të miturve
Dhunë në familje
Në dëshminë e saj, gruaja ka përshkruar jetën e saj si një ferr i gjatë e i heshtur:
“Më përdhun@i për vite. Nuk mund të shpëtoja. Ishte një makth i pafund.”
Tragjedia kulmoi kur ADN-ja e njërit prej fëmijëve të saj, një vajzë 3-vjeçare, konfirmoi zyrtarisht se babai i saj është edhe gjyshi i saj – i njëjti burrë: babai i viktimës.
Kur u përball me provat, 55-vjeçari mohoi përdhunimet, por pranoi se kishte pasur marrëdhënie seksu**e me vajzën, duke thënë se “ishte me pëlqim” dhe se e ndalën “kur e kuptuan se nuk ishte e drejtë”.
Autoritetet greke po vijojnë hetimet, ndërsa opinioni publik është tronditur nga akti çnjerëzor, i cili ka ndodhur për më shumë se një dekadë pas mureve të një shtëpie të zakonshme, pa asnjë reagim nga rrethi i ngushtë.

Be First to Comment