Skip to content

SPAK-u do ‘vdesë’? Klodiana Lala zbulon emrat qe pritet te zevendesojne Altin Dumanin

Gazetarja Klodiana Lala ka zbuluar disa nga emrat potencialë që mund të zëvendësojnë Altin Dumanin në krye të SPAK, ndërsa ka ndezur një debat të fortë mbi statusin e prokurorëve të këtij institucioni. E ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, Lala deklaroi se mandati trevjeçar i Dumanit është drejt përfundimit, dhe se gara për pasuesin do të jetë e ashpër.

Emrat që përmenden si pasues të Dumanit

Sipas Lalës, kandidatët e mundshëm janë:
• Adnan Xholi, i cili ka kandiduar më parë për këtë post;
• Klodian Braho, një nga emrat më aktivë të SPAK;
• Arben Kraja, që ka drejtuar më herët institucionin dhe tani ka të drejtë të rikandidojë.

“Emri që do të marrë drejtimin e SPAK do të përcaktojë të ardhmen e këtij institucioni. Vetëm fakti që ka një betejë për drejtuesin e BKH, imagjinoni çfarë gare do të jetë për SPAK,” – tha Lala.

LAJMI I FUNDIT  Si bëhej s*ksi nga femrat në kohen e ENVERIT? Monika Lubonja TR*NDIT: Trupi i femres perdorej vetem per

Debati: A duhet të kenë prokurorët status të përjetshëm?

Klodiana Lala ngriti idenë që prokurorët e SPAK duhet të kenë status të përjetshëm, siç ndodh në disa vende të zhvilluara. Ajo theksoi se përballen me krimin e organizuar dhe rrezikojnë jetën e tyre, prandaj nuk është normale që pas 9 vitesh të rikthehen në prokuroritë e rretheve ose të mbeten pa detyrë.

“Një prokuror i SPAK është i kualifikuar për hetime shumë të rrezikshme. Ata luftojnë banda dhe grupime kriminale që kërcënojnë edhe familjet e tyre. Nuk mund të barazohen me çdo prokuror tjetër dhe të humbasin statusin pas nëntë vitesh,” u shpreh ajo.

LAJMI I FUNDIT  TRONDITESE, babai vret aksidentalisht te bijen 4-vjecare, ja cfare ndodhi

Përplasja me Andi Bushatin

Nga ana tjetër, analisti Andi Bushati kundërshtoi me forcë këtë propozim, duke thënë se Kushtetuta është e qartë dhe nuk duhet ndryshuar për askënd. Ai akuzoi disa nga prokurorët e SPAK se kanë mbyllur çështje të mëdha në favor të pushtetit.

“Për këta që kanë mbyllur dosje si ajo e patronazhistëve, të ndërrohet Kushtetuta? Janë bërë xhelatët e pushtetit. SPAK nuk është i shenjtë. Këta nuk janë heronj, janë palaço që kanë mbrojtur interesat e qeverisë,” – tha Bushati, duke iu referuar edhe deklaratave të Yuri Kim që i kishte quajtur prokurorët “heronj”.

Lala: Nuk është çështje privilegjesh, por sigurie dhe profesionalizmi

Gazetarja u përpoq të sqarojë se nuk kërkon privilegje për individë të caktuar, por garanci për vijimësinë e një strukture të ndërtuar me vështirësi.

LAJMI I FUNDIT  E fundit! Përmbytjet shkáktojnë 13 vik*ima, ushtria zbárkon me varka dhe helikopterë

“Duhet të ketë kritere vlerësimi, por jo largim automatik. Ka prokurorë që i kanë çuar fëmijët jashtë vendit nga frika e hakmarrjes së krimit. Të paktën për këta njerëz, që luftojnë në vijën e parë, të ketë siguri dhe mbrojtje reale,” shtoi ajo.

Bushati: Përse të bëjnë përjashtim këta?

Në një kundërpërgjigje të fortë, Bushati theksoi se nuk ka asnjë arsye që SPAK të trajtohet ndryshe nga çdo institucion tjetër.

“Pse nuk i ruajtëm edhe ata të Krimeve të Rënda që i nxorri vettingu? Pse duhet të bëjmë heronj këta? Nëse reforma në drejtësi u zbatoi rregullat për të gjithë, le të mbarojnë mandatin e të ikin,” përfundoi ai.

Published inAktualitet

Be First to Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *