Skip to content

Krimi shtetëror i 21 janarit/ Dumani: Dosje prioritare, në fazën e hetimit paraprak

Çështja e 21 janarit, ku humbën jetën katër protestues gjatë një demonstrate përballë Kryeministrisë në vitin 2011, ndodhet në fazën e hetimit paraprak nga SPAK. Kreu i institucionit, Altin Dumani, deklaroi se kjo është një nga dosjet më prioritare që po trajtohen aktualisht dhe se hetimi po zhvillohet në përputhje me vendimet e Gjykatës së Lartë dhe të Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut (GJEDNJ), e cila e cilësoi ngjarjen si “krim shtetëror”.

“Çështja është në fazën e hetimit paraprak. SPAK ka marrë në konsideratë vendimet e Gjykatës së Lartë dhe të Strasburgut. Prokurori vendos mbi mënyrën e hetimit dhe radhën e marrjes në pyetje të personave. Është një dosje prioritare,” – u shpreh Dumani.

LAJMI I FUNDIT  E rrallë/ Kapet për herë të parë peshkaqeni portokalli, shtangen njerezit afer

Objekt i hetimit: ish-zyrtarë të lartë

Hetimet po përqendrohen në zbardhjen e rolit të disa prej ish-zyrtarëve më të lartë të kohës, përfshirë:
• Ish-kryeministrin Sali Berisha,
• Ish-ministrin e Brendshëm Lulzim Basha,
• Ish-komandantin e Gardës Ndrea Prendi,
si dhe të tjerë funksionarë të nivelit të lartë të strukturave shtetërore.

Deri më tani, janë marrë në pyetje figura si:
• Ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri,
• Ish-drejtori i Policisë së Shtetit Hysni Burgaj,
• Ish-zv.drejtori i Policisë Agron Kuliçaj,
• Deputeti i PS-së, Xhemal Qefalia.

LAJMI I FUNDIT  Ultimatumi i Ramës, nis sot aksioni kundër tregtimit të bulmetit pa faturë në vend

Akuza të rënda penale

SPAK ka regjistruar procedimin penal për tre akuza të rënda:
• Vrasje në rrethana të tjera cilësuese, kryer në bashkëpunim, kundër më shumë se një personi dhe në mënyrë të rrezikshme për jetën e shumë qytetarëve;
• Shpërdorim detyre, kryer në bashkëpunim;
• Pengim i zbulimit të së vërtetës, kryer në bashkëpunim.

Drejtësi e vonuar për viktimat

LAJMI I FUNDIT  Agjentët imobiliarë në p*nik, padashje zbulojne cdo ndodhe me rënien e çmimeve në Tiranë

Nga katër viktimat e 21 janarit – Ziver Veizi, Aleks Nika, Hekuran Deda dhe Faik Myrtaj – drejtësia shqiptare ka zbardhur vetëm dy raste (Veizi dhe Myrtaj), për të cilat janë dhënë gjithsej vetëm 4 vite burg, për akuzën e vrasjes nga pakujdesia. Ndërkohë, autorët e vrasjes së Aleks Nikës dhe Hekuran Dedës nuk janë ende identifikuar. Familjarët e viktimave kanë bërë thirrje që hetimi të zbulojë jo vetëm autorët ekzekutues, por edhe ata që dhanë urdhrat për përdorimin e armëve ndaj protestuesve.

Published inAktualitet

Be First to Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *