Samir Mane: Na kanë kontaktuar pasi kanë marrë pasqyrat tona financiare për sqarime në raport me pasqyrat tona financiare
Edhe mua më kanë kontaktuar 1 muaj pasi kanë parë pasqyrat tona financiare
E çuditshme ishte që pas një takimi shkuam të hamë drekë dhe dreka bënte diku 80 Dollarë ai e pagoi vetë drekën
Blendi Fevziu: Bënte 80 Dollarë dhe ti deshe ta paguaje
Samir Mane: Normal dhe unë i thashë që ky është një kod shqiptari
Jo tha më vjen keq unë duhet ta paguaj drekën vetë
Nxorri kartën e kreditit
Blendi Fevziu: Se nuk e lejonte kompania që t’i paguaje drekën
Samir Mane: Ndoshta prej asaj gjëje
Unë i thashë që do ta bëj publike këtë fakt
Bëje tha s’kam asnjë lloj problemi
Blendi Fevziu: Pra ai erdhi të numëronte sa miliarda ishin këtu dhe 80 Dollarë të drekës e pagoi vetë
Samir Mane: 20 sepse 80 bënte gjithë dreka
20 Dollarë të vetat i pagoi vetë
Tonat nuk i pagoi
Blendi Fevziu: Dhe nuk pranoi që t’ia paguaje ti as 20 Dollarëshin
Samir Mane: Po
Blendi Fevziu: Sa ishte ekipi i Forbes që erdhi dhe bëri kërkime në Shqipëri
Samir Mane: Nuk e di sa janë marrë me analizën por 1 që ishte kryesori u mor gjatë me analizën me shumë pyetje natyrisht me stafin tim jo me mua për pyetje-përgjigje në raport me pasqyrimet që kishim ne në pasqyrat financiare
Blendi Fevziu: Sa zgjati ky proces i Forbes
Samir Mane: Besoj që ka zgjatur 6 muaj
Blendi Fevziu: Ata morën vetëm pasqyrat financiare të kompanive në Shqipëri apo dhe të kompanive tuaja jashtë
Samir Mane: Të gjitha kompanive në çdo cep të planetit ku jemi në Amerikë në Kanada

Be First to Comment