Nga të shtënat ka mbetur i plagosur Adil Veli 54 vjeç i cili rezulton të jetë një ish-efektiv i policisë
Ai është transportuar me urgjencë drejt Spitalit të Sarandës ndërsa nuk ka ende informacion të saktë për gjendjen e tij shëndetësore
Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë forca të shumta të policisë të cilat kanë rrethuar zonën dhe po kryejnë këqyrjen e vendit të krimit
Po ashtu po mblidhen dëshmi nga banorë dhe kalimtarë të rastësishëm që mund të kenë parë apo dëgjuar diçka
Ngjarja ndodh në një moment delikat për qytetin bregdetar i cili ndodhet në kulmin e sezonit turistik dhe është i mbushur me pushues të huaj dhe vendas
Prania e të shtënave me armë zjarri në mes të ditës ka shkaktuar frikë dhe pasiguri tek qytetarët dhe vizitorët ndërsa autoritetet përpiqen të mbajnë situatën nën kontroll
Deri më tani motivet e kësaj ngjarjeje mbeten të paqarta
Policia po heton pistat e mundshme përfshirë ato që lidhen me konflikte personale hakmarrje apo çështje të mëparshme profesionale të të plagosurit
Ngjarja është në zhvillim dhe pritet që në orët në vijim të ketë më shumë informacion mbi identitetin e autorit dinamiken e ngjarjes dhe gjendjen shëndetësore të Adil Veliut
I fundit, Atentat ish policit ne Sarande (EMRI dhe FOTO)
Published inAktualitet

Be First to Comment