Skip to content

Preç Zogaj ia thote Berishës: Hap rrugën, nuk vjen me ne pushtet! Mesoje njehere e mire qe kjo te pret

Preç Zogaj, komentoi lëvizjen e re brenda Partisë Demokratike dhe theksoi se Sali Berisha duhet të tërhiqet për t’i hapur rrugën gjeneratës së re.

I ftuar në emisionin “Të paekspozuarit”, Zogaj u shpreh se ish-kryeministri nuk ka më mundësi për t’u rikthyer në pushtet, pavarësisht mbështetjes së fortë që vazhdon të gëzojë brenda strukturave të partisë.

Ai argumentoi se një kryetar partie që qëndron gjatë në krye krijon natyrshëm një bazë të qëndrueshme mbështetjeje, por kjo nuk mjafton për t’u bërë shumicë në shoqëri. Më tej kujtoi se Lulzim Basha ka marrë më shumë vota nga qytetarët, sesa Berisha në zgjedhjet e 2021 dhe 2025, çka sipas tij tregon se mbështetja brenda partisë nuk përkthehet domosdoshmërisht në mbështetje elektorale.

LAJMI I FUNDIT  Ndryshon gjithçka! E vërteta qenka ndryshe – çfarë nuk u tha për vdekjen e Shpat Kasapit

“Një lider partie, që rri gjatë në parti, gjithmonë ka mbështetës. Partia shkon pas kryetarit. Kush mendon se të gjithë votat janë të mijat, është gabim. Basha, si kryetar ka marrë më shumë vota se kryetari Berisha pra 2021 dhe 2025. Një kryetar largohet nga partia, jo se nuk ka mbështetje, por për ti krijuar mundësi të bëhet shumicë në shoqëri. Sali Berisha thotë kam votat në parti, ai mund ti ketë gjithë jetën ato vota. Këta që kanë marrë më shumë vota, kanë më shumë vota qytetarësh se anëtarët demokratë.

LAJMI I FUNDIT  Branko BEFASON! 3 shenjat më me FAT dhe 3 shenjat më PAK FAT Parashikimi Marramendës i Astròlogut

Kjo është një parti në zvoglim dhe alternativa mbetet kryetari. Këta edhe po të bëjnë diversitet, jam skeptik se do të ketë rezultat me Berishën kryetar. Çdo demokrat që del me votë të lirë dhe të barabartë, në zgjedhje ku Berisha mban distancë, secili që del në krye, e mund qeverinë. Çdo socialist që del në krye të PS, e mund Sali Berishën.

LAJMI I FUNDIT  Falja e gjobave para zgjedhjeve, SPAK i kthen përgjigje PD. Merret vendimi

Kështu janë punët në Shqipëri. Edhe elektorati ka intuitë. Nuk do të kthehet. Berisha do të kishte bërë më mirë, të jetonte me meritat dhe lavdinë që la. Nuk kthehet dot Berisha duhet të hapë rrugën, ka të rinj e të reja, kjo gjeneratë nuk duhet të digjet”, tha Zogaj.

Published inAktualitet

Be First to Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *