Një ngjarje tronditëse ka tronditur opinionin publik në Shqipëri. Një vajzë 26-vjeçare, Ermalinda Rama, ka mbytur me tel babain e saj, Anesti Rama, 56 vjeç, në fshatin Frashër të Fierit. Pas krimit, ajo ka bashkëpunuar me të ëmën, Valbona Rama, për të fshehur gjurmët dhe për ta paraqitur ngjarjen si një vdekje aksidentale.
Fillimisht, e reja dhe nëna e saj janë paraqitur në polici mbrëmjen e 23 korrikut, rreth orës 23:00, duke raportuar se Anesti kishte humbur jetën aksidentalisht në banesën e tyre. Megjithatë, versioni i tyre nuk ka bindur policinë, e cila ka nisur menjëherë hetimet. Brenda pak orësh, ngjarja u zbardh.
Sipas njoftimit zyrtar të Policisë së Fierit, vajza ka pranuar krimin, duke deklaruar se e kishte kryer për shkak të trajtimit të keq që i bënte i ati. Ajo tha se babai ishte fanatik, i impononte një stil jetese të ashpër dhe nuk e lejonte të vishej apo të sillej sipas dëshirës së saj.
Më pas, ajo dhe nëna kanë pastruar trupin e viktimës dhe kanë tentuar të inskenojnë një skenë aksidentale. Por gjatë marrjes në pyetje dhe verifikimeve të mjekësisë ligjore, u konstatua se viktima ishte mbytur me tel dhe kishte shenja dhune edhe në pjesët intime, çka e bën edhe më të rëndë dhe makabre këtë krim.
Policia ka arrestuar në flagrancë edhe Valbona Ramën, 53 vjeçe, nën akuzën për “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”, duke konfirmuar se ajo ka bashkëpunuar në fshehjen e provave pas vrasjes.
Burime hetimore raportojnë se nënë e bijë e dhunonin prej vitesh Anesti Ramën dhe shpesh e mbanin të izoluar në një dhomë jashtë banesës. Deri më tani, asnjë prej tre anëtarëve të familjes nuk rezulton me probleme të shëndetit mendor, megjithatë hetimet po vijojnë për të zbuluar çdo detaj.
Autoritetet pritet të publikojnë në vijim një raport të plotë mjeko-ligjor dhe psikologjik, ndërsa SPAK dhe Prokuroria e Fierit janë përfshirë në zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjeje që ka tronditur opinionin publik në mbarë vendin.

Be First to Comment