Skip to content

Edi Rama jep ‘ultimatumin’ e ri! ‘Keni kohë deri në 31 korrik’. Prek cdo shqiptar, ja per cfare behet fjale

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se Shqipëria ndodhet tashmë në prag të një etape të re europiane dhe se faza e tolerimit të kaosit urbanistik buzë rrugëve duhet të marrë fund.

Sipas tij, vendi është duke trokitur në dyert e Bashkimit Europian, ndaj ushtrimi i aktivitetit ekonomik në dëm të komunitetit, mjedisit dhe sigurisë rrugore nuk mund të tolerohet më. Ai theksoi se kjo mënyrë veprimi duhet të konsiderohet si e përfunduar, për të hapur rrugën drejt standardeve të BE-së.

LAJMI I FUNDIT  “Në gjendjë të rëndë” – Ilir Beqaj shtrohet me urgjencë në spital

“Ka nisur përpjekja për të çliruar buzërrugët kombëtare nga rraqet dhe zaptimet e llojllojshme të bizneseve që operojnë në mënyrë të pakontrolluar në anë të rrugëve,” – theksoi Kryeministri.

LAJMI I FUNDIT  Të gjithë kujtonin se isha vajza e Behar Merës! Roza Lati befason: Mami im prej 22 vitesh ka marredhenie me..

Rama bëri të ditur se bizneset përgjatë segmenteve rrugore kanë afat deri më 31 korrik për të larguar çdo material që ndodhet brenda 20 metrave nga aksi i rrugës, sipas distancës së përcaktuar me ligj si zonë sigurie.

Ndërsa objektet me leje nuk përfshihen në këtë vendim, materialet e vendosura në oborret përpara tyre si dhe gardhet do të duhet të zhvendosen sipas specifikimeve teknike, të cilat do të shpërndahen nga Autoriteti Rrugor Shqiptar (ARRSH) në ditët në vijim.

LAJMI I FUNDIT  Kur do ndalet shiu? Meteorologia jep lajmin e FORTE për ditet që vijne

Ky aksion vjen si pjesë e një strategjie të re për transformimin urban dhe rrugor, në përputhje me angazhimet e Shqipërisë drejt integrimit europian.

Published inAktualitet

Be First to Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *