Skip to content

“Në gjendjë të rëndë” – Ilir Beqaj shtrohet me urgjencë në spital

Prej së shtunës, ish-ministri i Shëndetësisë Ilir Beqja po trajtohet në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, për shkak të një gjendjeje shëndetësore të rënduar. Burime nga brenda spitalit bëjnë me dije se ai është paraqitur me temperaturë të lartë dhe një infeksion serioz në lëkurë, ndërsa mjekët po ndjekin nga afër evolucionin e situatës.

Pavarësisht trajtimit intensiv, deri më tani nuk është raportuar për ndonjë përmirësim të ndjeshëm në gjendjen e tij. Ende nuk dihet me saktësi se çfarë e ka shkaktuar infeksionin dhe temperaturën e lartë.

LAJMI I FUNDIT  LAJM I MIRË kush do të bleje apartament në vitin 2026/ Ja çfarë u tha se pritet…

Kujtojmë se kjo nuk është hera e parë që Beqja ka pasur probleme shëndetësore gjatë vitit. Në muajin prill, ai mungoi në disa seanca gjyqësore për çështjen e sterilizimit, duke dorëzuar dokumentacion mjekësor që justifikonte mungesat e tij. Në një rast, ai raportoi një recetë mjekimi pa detaje të mëtejshme për diagnozën.

LAJMI I FUNDIT  Si bëhej s*ksi nga femrat në kohen e ENVERIT? Monika Lubonja TR*NDIT: Trupi i femres perdorej vetem per

Së fundmi, më 14 korrik, u bë publike një kartelë mjekësore e dorëzuar nga Beqja në SPAK, ku ishte përmendur simptomatika e “sinkopisë” – një gjendje që shkakton humbje të përkohshme të vetëdijes. Megjithatë, ky dokument lidhet me një episod më të hershëm dhe mbetet e paqartë nëse ka ndonjë lidhje me përkeqësimin aktual të shëndetit të tij.

LAJMI I FUNDIT  SPAK TR*NDIT VENDIN, gati fletë-arrestet për keto emra te fuqishem

Derisa të ketë një njoftim zyrtar nga autoritetet shëndetësore apo familjarët, mbetet e paqartë se cilat janë arsyet e plota që kanë çuar në këtë përkeqësim të gjendjes së tij. Situata po ndiqet nga afër edhe nga mediat dhe opinioni publik.

Published inAktualitet

Be First to Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *