Skip to content

“Mos u joshni nga thirrjet për aplikime në Akademinë e Sigurisë! Miku ju zë vendin”

Një zyrtar nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit ka bërë një denoncim të fortë lidhur me parregullsitë e rënda që po ndodhin brenda Akademisë së Sigurisë. Në një komunikim konfidencial për JOQ Albania, ai ka treguar për manipulimet sistematike dhe ndikimin politik në përzgjedhjen dhe përgatitjen e kursantëve të rinj.

Sipas denoncuesit, më 15 janar 2025 u shpall një listë me 475 kandidatë të shpallur fitues për ndjekjen e kursit bazë të formimit të patrullës së përgjithshme. Por vetëm 400 prej tyre nisën realisht trajnimin në datën 23 janar. Pjesa tjetër – 75 kandidatë – nuk janë njoftuar kurrë përse nuk morën pjesë në fillimin e kursit, ndërsa institucionet përkatëse nuk kanë dhënë asnjë sqarim publik apo njoftim zyrtar.

LAJMI I FUNDIT  Namir Lapardhaja: 6 milionë dollarë për një gënjeshtër që nuk e hëngri askush

Ajo që përbën thelbin e skandalit është fakti se disa prej këtyre 75 individëve, të cilët nuk kanë qenë të pranishëm në asnjë ditë trajnimi, janë duke u futur në mënyrë të heshtur në listën e kursantëve aktivë dhe pritet të dërgohen për praktikë brenda pak ditësh. Kjo, sipas zyrtarit, është mundësuar nga ndërhyrje të zyrtarëve me pushtet dhe ndikim në strukturat përkatëse.

Ai i drejtohet të rinjve që synojnë të ndjekin një karrierë në Policinë e Shtetit, duke i paralajmëruar të mos mashtrohen nga thirrjet për aplikim, pasi sipas tij, sistemi është i deformuar dhe i mbushur me ndërhyrje, klientelizëm dhe mungesë meritokracie.

LAJMI I FUNDIT  Vatër zjarri në Shijak, era favorizon flakët

“Shumica e kandidatëve i kanë kaluar me sukses të gjitha fazat e testimit dhe verifikimit të besueshmërisë, por në fund emrat e tyre janë hequr për t’u zëvendësuar nga ata që kanë mbështetje politike apo lidhje personale,” thekson ai në mesazhin e tij.

Sipas denoncimit, lista zyrtare e shpallur më 15 janar ishte publikuar vetëm për formë dhe më pas u hoq nga faqja e Policisë brenda disa orësh, pa asnjë shpjegim. Deri sot, nuk ka asnjë informacion publik se çfarë ndodhi me kandidatët që nuk e nisën trajnimin dhe as ndonjë njoftim individual për ta.

LAJMI I FUNDIT  A do të japë dorëheqjen Erion Veliaj? Ja çfarë pritet të ndodhë…

Denoncuesi nënvizon se të gjithë 475 kandidatë ishin të kualifikuar për të ndjekur kursin, por për shkak të mungesës së transparencës dhe ndërhyrjeve të papërgjegjshme, procesi është komprometuar rëndë.

Ai e përmbyll dëshminë me një thirrje për ndërgjegjësim: “Mos e lini mundin dhe përkushtimin tuaj në duart e një sistemi që nuk vlerëson as dijen, as integritetin. Ky realitet duhet të ndryshojë.”

Published inAktualitet

Be First to Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *