Skip to content

‘Kane hyrë si serbi në Kosovë!’ PARALAJMËRON serish barjaktari: Kam thirrë DIASPOREN, jane gati ta…

Kuvendi i Burrave në Theth është mbledhur sërish, këtë herë para Kishës së fshatit, për të shprehur shqetësimin e thellë ndaj aksionit të fundit të shtetit për prishjen e ndërtimeve pa leje në zonë. Në një tubim simbolik e tradicional, banorët kërkuan ndalimin e menjëhershëm të shembjeve dhe ofrimin e një rruge të drejtë ligjore për legalizimin e bizneseve që i shërbejnë turizmit malor.

Të pranishmit ngritën zërin për mungesën e informacionit dhe mungesën e përfshirjes në proces, duke kërkuar që të bëhen pjesë e vendimmarrjes dhe të mos përballen me veprime të njëanshme nga shteti.

LAJMI I FUNDIT  Flet vëllai i 56-vjeçarit që u vra nga e bija në Fier: Gruaja nuk donte, ju tregoj se cfare bente!

Zef Valadaj, një nga zërat më të njohur të komunitetit të Dukagjinit, theksoi rëndësinë e dialogut dhe dënoi ndërhyrjet pa paralajmërim si të padrejta dhe të dëmshme për komunitetin. Ai paralajmëroi se nëse situata nuk ndryshon, do të ftojë diasporën dhe komunitetet nga të gjitha trevat shqiptare për të protestuar.

“Ne nuk jemi kundër ligjit, por kërkojmë drejtësi dhe trajtim të barabartë. Ndërtimet janë bërë mbi tokat tona, të trashëguara brez pas brezi. Ne kemi paguar taksa për këto prona, që në kohën e Zogut dhe të Enver Hoxhës. Tani, pas kaq vitesh, na thuhet se nuk kemi të drejtë mbi to”, tha Valadaj.

LAJMI I FUNDIT  Dumani rrëzon Berishën për krimet zgjedhore: Të gjitha kallëzimet nga partitë pa prova, s’ka shit blerje votash! 39 raste në hetim

Ai shtoi se shteti nuk mund të ndërhyjë me forcë pa marrë parasysh historinë, kontributin dhe realitetin e zonës. Sipas tij, komuniteti nuk ka synuar asnjëherë përplasje me autoritetet, por ka kërkuar vazhdimisht bashkëpunim dhe zgjidhje të drejtë.

“Kur pashë banorët, gratë, burrat, të rinjtë e Thethit të tronditur, më ngjalli kujtime të hidhura. Kjo nuk është rruga. Nëse nuk ndaloni këtë veprim, atëherë unë do të ftoj çdo shqiptar të diasporës, çdo vëlla nga Dukagjini, Puka, Kukësi e Malësia, që të ngrihet në mbrojtje të shtëpive dhe kullave tona”, u shpreh ai.

LAJMI I FUNDIT  “Para se te jepte shprt, Shpati ktheu sytë nga djali, nisi të thotë...”, rrëfimi rrëqthës i mikut të artistit

Banorët e Thethit theksojnë se nuk kundërshtojnë zbatimin e ligjit, por kërkojnë që ai të zbatohet me drejtësi dhe ndjeshmëri ndaj kontekstit lokal. Sipas tyre, kulla dhe ndërtesat që janë ngritur ndër vite, janë ndërtuar me mund dhe sakrificë, duke kontribuar në zhvillimin e turizmit në këtë zonë të veçuar malore.

Published inAktualitet

Be First to Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *