Skip to content

Ju del emri si spiun i sherbimeve sekrete! Arben Malaj i pervishet Baton Haxhiut dhe i zbulon detajet e renda

Në vitet e fundit është bërë e dukshme një prirje shqetësuese: disa analistë të mirëpaguar, shpesh të lidhur me burime të dyshimta financimi, përfshirë edhe ato nga shërbime inteligjente të vendeve që nuk janë aleate të Shqipërisë, SHBA-së apo BE-së, kanë marrë përsipër të përçajnë opinionin publik. Në këtë kontekst, emri i Baton Haxhiut përmendet gjithnjë e më shpesh, duke e lidhur me veprimtari që përkon me kategorinë e kriminalitetit të organizuar.

Nuk mund të qëndrohet indiferent kur figura të caktuara mediatike nxisin ndarje të thella krahinore, siç ndodhi së fundmi me deklaratën se “e majta nuk mund të kthejë kokën nga Veriu” për shkak të së kaluarës komuniste. Kjo retorikë nuk është vetëm e rreme, por edhe e rrezikshme.

E vërteta është ndryshe. Gjatë periudhës së komunizmit, strukturat arsimore dhe shëndetësore funksiononin në mënyrë homogjene në të gjithë vendin. Mësuesit, mjekët, dhe punonjësit e institucioneve publike gëzonin paga të barabarta, nga Veriu në Jug. Industria përpunuese dhe minierat – shumë prej të cilave ndodheshin në veri – siguronin mirëqenie për mijëra familje.

Edhe në aspektin social, shqiptarët kanë qenë të bashkuar: martesa ndërkrahinore, respekt i ndërsjellë dhe ndjenja e përkatësisë kombëtare ishin norma. Përçarjet e sotme janë produkt i qëllimshëm i disa individëve që synojnë destabilizimin.

LAJMI I FUNDIT  Dalin prapaskena e dorëheqjes së Vali Bizhgës, si Edi Rama shmangu takimin me të ngarkuarën e SHBA në Tiranë…

Pas viteve ’90, shumë qytetarë nga veriu u zhvendosën në qytetet e mëdha për një jetë më të mirë. Pavarësisht vështirësive të fillimit, ata u integruan me dinjitet, ndërtuan biznese, arsimuan fëmijët e tyre dhe kontribuuan fuqishëm në shoqëri. Etiketimet si “çeçenë” janë padrejtësi që vetëm përçajnë dhe nxisin urrejtje.

Edhe në vende si SHBA, ekzistojnë diferenca ekonomike mes shteteve, por askush nuk i përdor ato si armë ndarjeje. Shqipëria ka nevojë për më shumë bashkim, jo për zërat që nxisin urrejtje për interesa të errëta.

Baton, nëse media është përdorur për të kanalizuar para të dyshimta apo për të promovuar axhenda kundër interesave kombëtare, kjo nuk është më thjesht gazetari – është vepër penale e dënueshme rëndë.

Koha është të ndalet ky diskurs që minon kohezionin etnik dhe kulturor shqiptar. Të mos lejojmë që figura me agjendë të dyfishtë të përçajnë një komb që ka sakrifikuar shumë për unitet.

Baton Haxhiu, një nga zërat më të përfolur në media, së fundmi ka guxuar të hedhë dyshime dhe të nxisë ndarje krahinore me një retorikë që nuk reflekton realitetin shqiptar të 33 viteve të fundit. Por faktet janë kokëforta dhe i përgënjeshtrojnë qartazi përpjekjet për të krijuar përçarje midis shqiptarëve.

LAJMI I FUNDIT  VITI i RI i PARAVE! Këto 4 shenja të Hòroskopit Lájne Kredite dhe ju Vjen BEGATIA ne shtepi

Në këto tri dekada demokraci, konkurrenca politike ka qenë e fortë, por kurrë nuk ka krijuar ndasi krahinore. Të majtët dhe të djathtët kanë pasur bastionet e tyre, por kurrë nuk e kanë përdorur përkatësinë krahinore si mjet për të përfituar politikisht apo për të mbjellë urrejtje.

Veriu dhe Jugu kanë qenë gjithmonë të lidhur në mënyrë natyrore dhe kulturore. Veriorët e gëzojnë bregdetin shqiptar nga Velipoja deri në Ksamil si në shtëpinë e tyre. Po kështu edhe qytetarët e Jugut ndihen të mirëpritur në çdo cep të Veriut, duke u bashkuar përmes vlerave të përbashkëta, mikpritjes dhe respektit të ndërsjellë.

Në fillim të viteve 2000, kur zona si Bathorja përballeshin me sfida të mëdha sociale dhe pronësore, Banka Botërore refuzoi të investonte për shkak të konflikteve të hapura për tokën. Ishte ndërhyrja vendimtare e qeverisë së kohës që mori përgjegjësinë për zgjidhjen e këtyre çështjeve dhe garantoi stabilitetin, duke i dhënë mundësi mijëra familjeve – shumica e të cilave nga veriu – të ndërtonin një jetë më të mirë.

Vendimi për të legalizuar shtëpitë para se të niste urbanizimi nuk ishte vetëm një zgjedhje teknike. Ishte një vendim i rëndësishëm politik dhe social që shmangu rrezikun e përçarjes Veri-Jug. Nëse do të ishte zgjedhur rruga e kundërt, kostoja njerëzore dhe shoqërore do të ishte e pallogaritshme – dhe pikërisht këtë destabilitet kërkonin ato fuqi të huaja jo-miqësore ndaj Shqipërisë, bashkë me zërat e tyre të parapaguar në media.

LAJMI I FUNDIT  Lajmi fundit! Serish ndryshime te bujshme ne QEVERI, ZBULOHET EMRI dhe POSTI I MADH QE MORI

Dhe tani, Baton, ti hedh një tjetër helm: goditjen ndaj RTSH, institucionit të vetëm publik që ende mban gjallë një pjesë të identitetit kulturor kombëtar. Në vend që të ofrosh ide për reformim, propozon shkatërrimin total. Kjo nuk është kritikë – kjo është luftë kundër kulturës dhe trashëgimisë sonë.

A mos ndoshta zërat e oligarkëve janë prapa kësaj lëvizjeje, sepse duan truallin e RTSH-së për të ngritur kullat e tyre? A je bërë ti zëri i interesave të tyre, pa asnjë kufi etik apo moral?

Është koha të ndalesh, Baton. Shqipëria ka shumë personalitete të nderuara të kulturës që e duan këtë vend dhe nuk e shesin për para të dyshimta. Ata nuk përfaqësohen nga fjala jote, por nga rrënjë të thella atdhedashurie, nga përkushtimi për të ruajtur bashkimin kombëtar dhe identitetin kulturor.

Sepse ndërsa disa shërbejnë për interesa të huaja, Shqipëria do të vazhdojë të mbështetet në ata që e ndërtojnë me duar të pastra dhe që nuk e ndotin me zërin e përçarjes.

Published inAktualitet

Be First to Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *