Skip to content

Ilir Proda mësyn në QSUT, kryepolici si i ngritur nga klubi jep një shfaqje banale

Kreu aktual i Policisë së Shtetit, Ilir Proda, është shfaqur sot në ambientet e QSUT-së për të vizituar shefin e Komisariatit të Delvinës, Agim Troci, i cili ndodhet i shtruar pas djegieve të marra gjatë përballjes me zjarret që përfshinë zonën ditët e fundit.

Vizita e Prodas u transmetua dhe u shpërnda nga zyra e shtypit e Policisë së Shtetit, por ajo që ra më shumë në sy nuk ishte gjendja e efektivit, por vetë kreu i policisë – që, pa uniformë dhe pa asnjë shenjë dalluese të institucionit që përfaqëson, ofroi një paraqitje më shumë mediatike sesa institucionale.

Sipas dëshmive në vendngjarje, Proda është sjellë më shumë si një figurë në kërkim të vëmendjes sesa si drejtues që ka shkuar për të ndjekur gjendjen shëndetësore të një punonjësi të tij. Prezenca e tij në sallën e spitalit ka penguar deri edhe stafin mjekësor, teksa ai lëvizte vazhdimisht për të realizuar fotot e rastit, duke dhënë më shumë imazhin e një aksioni për PR sesa një akt të sinqertë solidariteti.

LAJMI I FUNDIT  Vjen prape nje lajm i KEQ per te gjitha ata qe e kane te pakten nje makine, nga janari do paguani..

Ironikisht, Agim Troci – polici i plagosur që ndodhet në QSUT – rezulton të jetë i njëjti person të cilit vetë Proda i ka refuzuar gradën në strukturat e Policisë së Shtetit. Kjo vizitë, për më tepër pa asnjë element formal të përfaqësimit institucional, është konsideruar nga shumë kolegë dhe qytetarë si një akt hipokrizie.

LAJMI I FUNDIT  A do të ketë reshje? CM*ENDURIA e Motit por…, meteorologia jep lajmin e madh

Proda dhe kompleksi i “Robin Hood-it lokal”

Kjo nuk është hera e parë që Ilir Proda shfaqet në skena publike me një qasje të theksuar krahinore. Me origjinë nga fshatrat e Delvinës dhe i lindur në Sarandë, drejtori i Policisë së Shtetit është i njohur për prirjen e tij për të u imponuar si një lloj “dalzotësi” i zonës së vet sa herë i jepet rasti. Vizita në QSUT për një efektiv nga Delvina është lexuar gjithashtu si pjesë e kësaj skeme: një sjellje selektive dhe emocionalisht e ngarkuar, e cila ngjan më shumë me një sjellje personale se sa institucionale.

LAJMI I FUNDIT  Gjinekologia tregon sa herë në javë duhet të kryeni marrdhënie, arsyeja e forte

Nëse do të bëhej fjalë për një efektiv të një qyteti tjetër, dyshimet janë se ndoshta Proda nuk do të ishte paraqitur fare.

Shfaqja pa uniformë dhe pa etikën që i kërkohet një drejtuesi të nivelit më të lartë të policisë, ka ngritur pyetje serioze për seriozitetin dhe standardin e drejtimit të Policisë së Shtetit në këtë moment kritik, ku përballja me emergjencat civile kërkon më shumë koordinim dhe përkushtim, e jo fotografi dhe autopromovim.

Published inGames

Be First to Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *