Skip to content

Gjyshi qejfli ng*cmonte vajza në Velipojë! Reagon me urgjence mbesa e tij: Ja çfarë do i bëjmë

Një vajzë e re ka denoncuar një ngjarje tepër shqetësuese që ka ndodhur gjatë qëndrimit të saj në plazhin e Velipojës. Ajo ka raportuar për një situatë ngacmimi të rëndë nga një i moshuar, i cili, sipas dëshmisë së saj, e ka vënë në siklet me gjeste të papërshtatshme në publik.

Sipas vajzës, burri sillej në mënyrë të dyshimtë, duke u siguruar që askush nuk e shihte përpara se të ndërmerrte veprimet e tij shqetësuese. Në rrëfimin e saj, ajo tregon se ka reaguar duke i thënë: “I pafytyrë, a të vjen turp, sepse jam në një moshë me mbesat e tua!”. Burri, thuhet, reagoi duke shmangur çdo përballje dhe duke u shtirur sikur nuk kishte ndodhur asgjë.

LAJMI I FUNDIT  Ndodh në Velipojë! Ja çfarë i bën i moshuari vajzës së re në plazh!!!

Denoncimi i saj ka ngjallur reagime të shumta në rrjetet sociale, ku qytetarët kanë shprehur indinjatë të thellë dhe kanë kërkuar masa konkrete nga autoritetet për të parandaluar raste të tilla, veçanërisht gjatë sezonit turistik kur zonat bregdetare janë të mbushura me pushues.

Ajo që e ka bërë këtë ngjarje edhe më të ndjerë, është reagimi publik i mbesës së të moshuarit të përfshirë në incident. Ajo, e cila jeton jashtë vendit, ka kërkuar ndjesë publike në emër të familjes së saj dhe ka theksuar se sjellja e gjyshit është e papranueshme dhe se do të merren masa ndaj tij.

LAJMI I FUNDIT  Vendimi i ri – Lajm i mire per pensionet – Detajet

“Më vjen jashtëzakonisht keq për vajzën që është përballur me këtë situatë. Si mbesa e tij, ndjej turp dhe dhimbje për atë që pashë në video. Kam kërkuar nga familja ime që të ndërhyjë dhe të marrë masa, sepse askush nuk ka të drejtë të ng@cmojë një tjetër person – kurrë,” – shkruan ajo në një mesazh publik.

LAJMI I FUNDIT  Ndodh në Velipojë! Ja çfarë i bën i moshuari vajzës së re në plazh!!!

Ngjarja ka vënë në qendër të debatit çështjen e sigurisë në plazhe dhe hapësira të tjera publike, si dhe mungesën e patrullimeve të rregullta policore në zona turistike. Aktivistë dhe qytetarë kanë kërkuar që ngacmimet ndaj grave të mos mbeten më të padënuara dhe të trajtohen me seriozitetin që meritojnë.

Published inSociale

Be First to Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *