Skip to content

E fundit! Plani i tre vëllezërve nga Tropoja, si u vr* Renis Dobra, ja cfare u kishte bere sipas tyre

Hetimet për vrasjen e 23-vjeçarit Renis Dobra, trupi i të cilit u gjet mëngjesin e 9 korrikut pranë liqenit të Shkopetit, po nxjerrin në dritë një skenar të planifikuar në detaje. Burime nga policia konfirmojnë se tre vëllezër nga Tropoja – Aleksandër, Kristi (i njohur edhe si Kristë) dhe Fation Bushgjokaj – së bashku me bashkëpunëtorin e tyre, Petrit Çakrri, kanë përdorur makina të marrë me qira për të realizuar rrëmbimin dhe më pas vrasjen e të riut nga Burreli.

Hetimet kanë zbuluar se autorët kanë marrë disa automjete me qira në zona të ndryshme të Tiranës, përfshirë Rinasin dhe Yzberishtin, ditë para ngjarjes. Mjetet janë ndërruar disa herë, me qëllim fshehjen e gjurmëve dhe shmangien e ndjekjes nga autoritetet. Me anë të këtyre makinave, grupi dyshohet se ka ndjekur për disa ditë lëvizjet e Dobrës në qytetin e Burrelit, përpara se ta rrëmbenin në mbrëmjen e 8 korrikut.

LAJMI I FUNDIT  ‘Po shkon edhe vet në SPAK’ Miku i Berishes po i ben golin doktorit! Duhet ndryshuar…

Sipas të dhënave nga dosja hetimore, viktima është mashtruar nga autorët të cilët fillimisht janë prezantuar si efektivë policie. Pas rrëmbimit, ai është dërguar në një vend të panjohur ku dyshohet se është torturuar dhe më pas mbytur me litar. Trupi i pajetë i Dobrës është hedhur më pas në liqenin e Shkopetit.

Nga hetimet del se Fation Bushgjokaj është i vetmi nga tre vëllezërit i arrestuar deri tani, ndërsa njëri prej tyre akuzohet për ndihmë pas krimit, pasi ka ndihmuar në arratisjen e dy të tjerëve drejt Kosovës. Ndërkohë, Petrit Çakrri – i cili njihet edhe si Hoxha – akuzohet për sigurimin e logjistikës, përfshirë automjetet Range Rover dhe Honda që u përdorën në ndjekjen dhe rrëmbimin e viktimës.

LAJMI I FUNDIT  E RËNDË/ I riu gjendet PA SHENJA JETE, autoritetet dyshojnë për …

Çakrri, i njohur më herët për përfshirje si dëshmitar në dosjen e vrasjes së Azem Hajdarit, është arrestuar gjithashtu. Pamjet e kamerave të sigurisë dhe të dhënat GPS nga mjetet me qira kanë ndihmuar autoritetet të rindërtojnë itinerarin e autorëve dhe lëvizjet e tyre të sinkronizuara me viktimën.

Një pistë kryesore e hetimeve është një konflikt i mëhershëm për pazare të prishura droge. Dobra dyshohet të ketë punuar dikur në Gjermani për llogari të grupit të vëllezërve Bushgjokaj dhe nuk ka dorëzuar shumën e plotë të fitimeve të drogës, duke pretenduar se disa herë malli është humbur për shkak të ndjekjes nga policia. Autorët dyshohet se kanë dyshuar për mashtrim dhe kanë vendosur eliminimin e tij si “ndëshkim”.

LAJMI I FUNDIT  SPAK kërcet prangat, kush jane të fortet e ketij shteti qe pritet te arr*stohen

Ngjarja ka tronditur opinionin publik, ndërsa policia vijon kërkimet për të arrestuar personat ende në arrati. Hetimet janë në vijim dhe priten zhvillime të tjera për zbardhjen e plotë të dinamikës dhe porositësve të mundshëm të krimit.

Published inAktualitet

Be First to Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *