Skip to content

Eskorta dhe në burgun e Reçit – VIP-et “takim special” në qeli me anëtarin e Bajrave

Një raportim i fundit ka tronditur opinionin publik, duke ngritur dyshime të forta për një praktikë të pazakontë që po zhvillohet brenda sistemit penitenciar shqiptar. Sipas burimeve të Ora News, disa vajza të njohura nga bota e spektaklit dhe rrjeteve sociale, të shoqëruara me dyshime për përfshirje në aktivitete si esk0rtë, kanë hyrë në mënyrë të organizuar në ambiente të sigurisë së lartë të burgjeve për takime me të dënuar të rrezikshëm.

LAJMI I FUNDIT  Lajm i Zl për të gjithë: Ndahet nga jeta këngëtari Shpat Kasapi

Ky fenomen ka dalë në dritë pas publikimit të rastit të Ziza Pajazitit, e cila u pa në një takim me Laert Haxhiun – të dënuar me burgim të përjetshëm – në burgun e Drenovës. Por duket se ky nuk është një rast i izoluar. Burime të besueshme pohojnë se një situatë e ngjashme ka ndodhur edhe në burgun e Reçit, ku dy vajza me inicialet A.D dhe R.R, pjesë e njohur e showbiz-it shqiptar, dyshohet se kanë zhvilluar takime me një të dënuar të grupit të njohur kriminal “Bajri”.

LAJMI I FUNDIT  Shira të rrèmbyeshëm gòdasin tek ky vend, gjashtë të vdèkur dhe 85 persona të èvakuuar

Pamjet e kamerave të sigurisë dhe librat e regjistrimit të hyrjeve në institucion konfirmojnë prezencën e tyre në ambientet e brendshme të burgut, ku takimet janë kryer në dhoma të veçanta. Mësohet se drejtuesit e institucionit, përkatësisht shefi i sigurisë Dylber Beqiri dhe drejtori Leonard Mardoda, kanë qenë të informuar për këto lëvizje. Për pasojë, pritet pezullimi i tyre nga detyra në ditët në vijim.

LAJMI I FUNDIT  Donald Lu iu tha që Reforma e Drejtësisë nuk do prekte ‘ELITEN’, por ja cfare bëri Berisha që Rama ngeli pa fjale

Raportimi shton gjithashtu se kjo praktikë është përhapur edhe në burgje të tjera me siguri të lartë, përfshirë Korçën, Burrelin, Peqinin dhe paraburgimin 313 në Tiranë. Femra të ardhura nga vende të ndryshme, si Kosova, Venezuela dhe Bolivia, dyshohet se kanë hyrë në burgje duke u paraqitur si familjare të të dënuarve për të zhvilluar takime që tejkalojnë çdo rregull dhe ligj në fuqi.

Published inAktualitet

Be First to Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *