Skip to content

Edhe kushërira e Lapajt ngel pa mandat, KAS rrëzon Celibashin dhe ia jep Ana Dajkos: Dorëheqjet në ‘bllok’, nul

TIRANË – Situata në kampin e koalicionit “Shqipëria Bëhet” vazhdon të jetë e paqartë, teksa Komisioni i Ankesave dhe Sanksioneve (KAS) ka rrëzuar vendimin e KQZ-së që i jepte mandatin e deputetit Kleana Xhuvelit. Vendimi i ri i rikthen mandatin Ana Dajkos, e renditur e para në listën e mbyllur të këtij koalicioni.

Sipas KAS, dorëheqjet në grup të dorëzuara më 11 maj nga kandidatët e listës së mbyllur janë akte të pavlefshme ligjërisht, dhe Celibashi nuk duhej t’i pranonte ato.

LAJMI I FUNDIT  Mos e ngaterroni me gjoben! Letra në dorezën e makinës, truku i ri i h*jdutëve, ja hilja e frikshme

“Akti i dorëheqjes nga kandidimi ditën e zgjedhjeve është nul dhe nuk prodhon asnjë efekt juridik. Ai nuk mund të merret në konsideratë nga KQZ,” thuhet në vendimin e KAS.

Ana Dajko, 60 vjeçe nga Saranda, është përzgjedhur në listë nga i biri i saj, anëtar i kryesisë së koalicionit. Ajo nuk ka angazhim politik të mëparshëm.

LAJMI I FUNDIT  Publikohet parashikimi i frikshëm: Cmimet e shtëpive do bien ndjeshëm në Tiranë – ja çfarë pritet muajt e ardhshëm”

Koalicioni “Shqipëria Bëhet” kishte mbushur listat me të afërm dhe besnikë, të cilët firmosën dorëheqje për t’i hapur rrugë deputetëve me më shumë vota personale nga lista e hapur. Por përplasjet e brendshme, përfshirë tërheqjen nga dorëheqja e Zeqir Kordhonit dhe Kleana Xhuvelit, la jashtë Kuvendit Adriatik Lapajn, liderin e koalicionit.

LAJMI I FUNDIT  E frikshme! Godet tërmeti me magnitudë 6.9

Megjithatë, Lapaj ka ende një mundësi të fundit në Kolegjin Zgjedhor, ku pritet të shqyrtohet ankimimi i tij.

Në të njëjtën seancë, KAS rrëzoi edhe pretendimin e Andia Ullirit për të përfituar mandatin në bazë të përfaqësimit gjinor, duke konfirmuar si fitues Arjan Ndojën, kandidatin demokrat nga Durrësi.

Published inAktualitet

Be First to Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *