Skip to content

Andia Ulliri kërkoi mandatin e ish-prokurorit Arjan Ndoja, KAS e rrëzon! Sefa: Të respektohet kuota gjinore sipas ligjit!

TIRANË – Komisioni i Ankesave dhe Sanksioneve (KAS) ka rrëzuar ankesën e Andia Ullirit, kandidate e Partisë Demokratike në qarkun Durrës, duke lënë në fuqi mandatin e deputetit për Arjan Ndojën, ish-prokuror i shkarkuar nga vettingu.

Vendimi u mor këtë të hënë, pas shqyrtimit të kërkesës së Ullirit, e cila pretendonte se duhet të përfitonte mandatin në bazë të kuotës gjinore të përcaktuar në Kodin Zgjedhor. Sipas saj, nga 5 fituesit e listës së mbyllur në Durrës, vetëm një është grua, dhe për të respektuar kuotën 30%, mandati i gjashtë i takon një kandidateje – konkretisht, vetë saj.

LAJMI I FUNDIT  Zbulohet dokumenti – Plas në PS? Ministrja i bën ‘golin’ e papritur kryebashkiakes – Detajet
LAJMI I FUNDIT  TRAGJIKE, Refuzoi te martohej me te , ish-polici vrau brutalisht 22-vjeçaren dhe e fsheh trupin në…

Përfaqësuesi ligjor i Ullirit, Indrit Sefa, argumentoi se në disa qarqe, përfshirë Lezhën, kuotat gjinore nuk janë respektuar, dhe kërkoi ndërhyrjen e KQZ-së për të zbatuar ligjin.

Por KQZ mbajti qëndrim të kundërt, duke deklaruar se mandatet janë shpërndarë sipas rezultateve të listave të mbyllura dhe të hapura, në përputhje me renditjen dhe votat përkatëse.

LAJMI I FUNDIT  “Bòmbë shèndetësore” në Greqi! Vjen alármi i madh, ja cfare po ndòdh atje

Kështu, rreth orës 14:00, KAS shpalli vendimin përfundimtar, duke konfirmuar mandatin për Arjan Ndojën dhe duke i hapur Andia Ullirit rrugën e vetme të apelimit në Kolegjin Zgjedhor.

Published inAktualitet

Be First to Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *