Skip to content

Drastike! Kryeministri Rama paralajmëron masa te forta, preken ata qe kane makina

Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar nisjen e një operacioni të gjerë për zhdukjen e të ashtuquajturave varreza të makinave të cilat, sipas tij, ekzistojnë në Shqipëri si struktura të ligjëruara pa ligj.

Gjatë një deklarate publike, Rama theksoi se vendi është ende në një fazë primitive në trajtimin e mbetjeve dhe se një ligj i ri për menaxhimin e tyre, i përafruar plotësisht me direktivat e BE-së, do të kalojë në Kuvend brenda këtij viti.

LAJMI I FUNDIT  Itali/ Zbulohet sera 1 mijë m2 e mbjellë me kanabis, arrestohet një shqiptar! Rreth 300 mijë euro drogë e sekuestruar

“Tjetra është sfida e përafrimit me direktivat e BE dhe ky ligj i ri merr përsipër të bëjë këtë gjë, të përafrojë direktivat e BE 100% me legjislacionin shqiptar. Nëse në pastrim kemi bërë përparime të dukshme, nëse në mbajtjen pastër të vendit e plazheve sidomos gjatë sezonit kemi bërë përparime dhe në trajtimin e mbetjeve kemi bërë përparime domethënëse , jemi në një situatë tërësisht primitive në raport me ndarjen në burim të mbetjeve, me përgjegjësinë e zgjeruar të prodhuesve ku përfshihen letra, qelqi, automjeti.

LAJMI I FUNDIT  Beyond the Traditional Portfolio

Jemi besoj i vetmi vend në Evropë që varrezat e makinave i kemi të ligjëruara pa ligj, por me vullnetin e Maliqit në territor si fakte të kryera. Ky do të jetë një operacion që sapo ka nisur dhe do të vazhdojë për zhdukjen e të gjithë këtyrë varrezave dhe jemi vend që s’ka akoma detyrim për prodhuesit, shpërndarësit e importuesit me këtë që thashë, për trajtimin dhe çfarë ndodh me gjithë këto materiale kur kryejnë misionin e tyre si ambalazh, pajisje elektrike apo si automjete. Për këtë kemi një ligj që do të kalojë në Kuvend brenda këtij viti”, deklaroi kryeministri Rama.

LAJMI I FUNDIT  Edi Rama do të të tërheq zv*rrë brenda muajit qeveria e re!”
Published inAktualitet

Be First to Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *