Skip to content

Drafti i Kodit të ri Penal/ 2 vite burg kush lëviz me makinë pa i bërë kolaudimin

Pas kritikave të Prokurorit të Përgjithshëm dhe rezervave të kreut të Gjykatës së Lartë, Dhoma Kombëtare e Avokatisë ka dalë fuqimisht kundër draftit të ri të Kodit Penal, duke e cilësuar atë antikushtetues, represiv dhe të papranueshëm për standardet europiane.

Maksim Haxhia, kryetar i Dhomës së Avokatëve, deklaroi se ky draft nuk është konsultuar me grupet e interesit dhe përmban dispozita të paqarta, të gjata, me dënime ekstreme dhe pa logjikë ligjore.

“Ky është një kod inkuizitor, me dënime që të kujtojnë komunizmin. Europa nuk mund ta pranojë një dokument që bie ndesh me legjislacionin penal europian dhe me çdo standard bashkëkohor”, – u shpreh Haxhia.

LAJMI I FUNDIT  “Kur hynin klientet ajo dilje, ndërsa unë bëja s*ks me ta”/ E mitura tregon tm*rrin: Më cuan në shtëpinë e një shqiptareje!

Ai ngriti shqetësimin për mungesën e transparencës, duke theksuar se avokatët nuk dinë as kush ka qenë trupa që hartoi këtë draft, dhe as cili ka qenë qëllimi i nismës.

Kodi penal që, sipas Haxhias, sjell kaos në sistemin e drejtësisë

Sipas kreut të Dhomës së Avokatëve, ky projekt shqetësues nuk reflekton realitetin social, ekonomik apo juridik të vendit, ndërsa shumë prej dispozitave janë “të pakuptueshme edhe për profesionistët”. Ai shtoi se një pjesë e tyre janë aq të gjata dhe konfuze, saqë gjyqtarët e rinj nuk do të jenë në gjendje t’i zbatojnë saktë.

LAJMI I FUNDIT  LAJMI FUNDIT, SPAK dhe BKH godasin biznesmenin qe kishte kthyer ne monopol AKSHI-n, ja cfare ndodhi ne mesante

Haxhia denoncoi gjithashtu nenin 537, i cili parashikon dënim me burg për avokatët që marrin “tarifa të papërshtatshme”, duke e quajtur këtë një “turp ligjor” që cënon rëndë profesionin e avokatit dhe pavarësinë e tij.

“Ky kod nuk përfaqëson reformë, por një hap pas drejt shtetit policor. Me këtë dokument rrezikojmë të kthehemi në kohët më të errëta të sistemit represiv”, – tha ai.

LAJMI I FUNDIT  Tjetër dëshmitar në krah të SPAK, bashkëshortja e njeriut te afert te Veliajt kundër Xoxës

Paralajmërime për kundërshtim institucional dhe ligjor

Haxhia njoftoi se Dhoma e Avokatisë do të përgatisë një qëndrim të plotë teknik dhe ligjor, që do t’u dorëzohet të gjitha forcave politike dhe institucioneve ndërkombëtare. Nëse projektligji nuk tërhiqet, ai paralajmëroi edhe kontestim në Gjykatën Kushtetuese.

“Kërkojmë që ky kod të mos miratohet në Kuvend. Në të kundërt, do ta çojmë betejën deri në fund, me të gjitha mjetet kushtetuese dhe ligjore”, – përfundoi Haxhia.

Published inAktualitet

Be First to Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *