Skip to content

Djathi që nuk e hëngri askush, por e “gëlltiti” shteti!

Një kontroll i befasishëm nga Administrata Tatimore dhe Autoriteti Kombëtar i Ushqimit (AKU) në një punishte të vogël në Zharnec të Divjakës ka përfunduar me sekuestrimin e 33,000 kilogramëve djathë dhe vendosjen e një gjobe prej 40 milionë lekësh. Ngjarja ka ndodhur në ambientet e Tan Mebellit, një prodhues vendas.

Por sipas ish-zv.kryeministrit Erion Braçe, kjo nuk është një histori sigurie ushqimore – është “varrosja e një punëtori”! Në një reagim të fortë, Braçe thekson se djathi nuk u sekuestrua për përmbajtje të rrezikshme për shëndetin, por për mungesë faturash të qumështit të marrë nga fermerët lokalë.

LAJMI I FUNDIT  E fundit! Bëhuni gati, meteorologia jep lajmin për motin: Pritet dimri më i ftohtë se …

Ai akuzon se në fakt nuk bëhet fjalë për djathë të rremë me vaj palme apo qumësht pluhur – përkundrazi, bëhet fjalë për produkt vendas, nga qumështi i fshatarëve të Zharnecit, Kamenicës, KryeKuqit e më gjerë. Por për këtë qumësht, nuk kishte dokumentacion.

LAJMI I FUNDIT  E BUJSHME! Qeveria e vendos qe të rinovojë pa lek shtëpitë e shqiptarëve! Menyra si te perfitoni

Sipas Braçes, sistemi fiskal aktual favorizon ata që prodhojnë djathë nga përbërës artificialë dhe që e paketojnë bukur, ndërsa penalizon ata që prodhojnë djathë të vërtetë. Ai ngre pikëpyetje për standardet e kontrollit, duke pyetur: “Në cilën fabrikë të madhe përpunimi keni bërë inventar me bazë faturat? Në cilën?”

LAJMI I FUNDIT  Pse e ha gjithmone i miri? Biseda e Veliaj duke qare me lot me gruan: Kam vetem nje shprese

Përfundimi është i zymtë sipas tij: me këtë veprim, autoritetet “varrosën” një pjesë të bujqësisë dhe blegtorisë vendase, veçanërisht në zonën e lagunës së Divjakës.

Braçe e mbyll me ndjesë publike për prodhuesin Tan, duke thënë: “Doja të vija tek ty, por më vjen turp nga kjo që të kanë bërë ty.”

https://www.instagram.com/reel/DMXAWrbt89R/?igsh=cXNpdmRha3M5M2dk

Published inAktualitet

Be First to Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *