Skip to content

E bujshme! Pranga vellai i deputetit te PS! Policia ngel pa fjale cfare i gjen ne shtepi

Vëllai i deputetit të PS Saimir Hasalla është shoqëruar nga policia e Elbasanit ditën e sotme 21 Korrik
Raportohet se Denis Hasallës i cili mban postin e Drejtorit të Kabinetit në Bashkinë Peqin iu janë gjetur në banesën 30 fishekë dhe u vendos në prangat e policisë

Strukturat për Hetimin e Krimeve të Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan ekzekutuan vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan për lejimin e kontrollit në disa banesa në kuadër të një procedimi penal të vitit 2024
Në vijim të veprimeve u bë arrestimi i D H 35 vjeç pasi gjatë kontrollit në banesën e tij u gjet një sasi municioni luftarak njoftoi policia
Municioni luftarak u zbulua në shtëpinë e vëllait të deputetit socialist gjatë kontrolleve në kuadër të hetimeve për çështjen e inceneratorit të Elbasanit

Me urdhër të prokurorisë dhe në zbatim të vendimit të Gjykatës së Elbasanit janë ushtruar gjatë mëngjesit të sotëm 14 kontrolle në banesa të zyrtarëve përfshirë edhe administratorin e kompanisë koncesionare ECO-ELB Leli Kraja
Në qendër të këtij skandali që kutërbon erë korrupsion është emri i njohur i Lel Kajës administratori i inceneratorit Eco Elb

Zjarri që përfshiu fushën e mbetjeve urbane në Elbasan në vitin 2024 rezulton se nuk ishte as rastësi as fatkeqësi natyrore
Ishte veçse tymi i parë që paralajmëronte një flakë shumë më të madhe atë të një skeme të organizuar keqmenaxhimi abuzimi dhe shpërdorimi detyre
Prokuroria e Elbasanit në kuadër të procedimit penal nr 1417/2024 ka shtrirë hetimet përtej flakëve të plehrave dhe ka hyrë në zemër të inceneratorit aty ku nuk digjeshin vetëm mbetjet por edhe paratë publike

LAJMI I FUNDIT  E pápritur! Mòs dilni nga shtepia! Námi sot nga moti ne vend, ja cpritet

Në një seri kontrollesh të kryera në 14 banesa në qarkun e Elbasanit janë grumbulluar prova që çojnë në një drejtim të qartë drejt përgjegjësisë penale të disa individëve që nuk kanë djegur vetëm buxhetin por edhe çdo ndjenjë përgjegjësie publike

Në qendër të këtij skandali që kutërbon erë korrupsion është emri i njohur i Lel Kajës administratori i inceneratorit Eco Elb
Dikur shfaqej si menaxher i zellshëm që fliste për riciklim dhe teknologji të gjelbër sot ai është bërë një shenjë qarkullimi në listën e të kërkuarve

Lel Kaja ka zgjedhur të zhduket në mënyrë spektakolare ndoshta me po aq kujdes sa organizoi mbledhjen e fondeve dhe shpërndarjen e kontratave
Aktualisht është në arrati dhe i shmanget hetimeve siç i shmangej kontrollit publik për çdo faturë apo procedurë që kalonte përmes duarve të tij
Burime të sigurta konfirmojnë se ndaj tij është shpallur kërkimi ndërsa autoritetet kanë dështuar ta gjejnë në banesën e tij apo në ndonjë nga lokacionet ku zakonisht qëndronte
Nga Eco Elb e deri te aeroporti rruga duket se ka qenë e lirë për të ndoshta sepse në këtë vend arratisja është gjithmonë më e lehtë sesa përballja me drejtësinë

LAJMI I FUNDIT  Cmendet FATI! Horoskopi Bekon me FAT b.ombe keto shenja ne javen e fundit te Nentorit

Tridhjetë punonjës të Forcave Operacionale janë angazhuar në terren për ekzekutimin e një vendimi të lëshuar nga gjyqtarja Ina Yzellari e Gjykatës së Elbasanit në kuadër të kërkimeve intensive për kapjen e Lel Kajës administratorit të inceneratorit të Elbasanit
Kaja është shpallur në kërkim pasi nuk iu përgjigj thirrjeve të Prokurorisë për t’u paraqitur në lidhje me hetimet për shpërdorim detyre ndërsa operacioni për lokalizimin e tij po shtrihet në disa zona të dyshuara brenda dhe jashtë qarkut

Ndërkohë hetimet kanë hyrë në një fazë intensive
Arrestime priten të ndodhin në ditët në vijim dhe lista nuk është e shkurtër
Bëhet fjalë për persona që kanë pasur lidhje direkte me administrimin e inceneratorit dhe që dyshohet se kanë bashkëpunuar për të mbuluar gjurmët e keqmenaxhimit dhe shkatërrimit institucional
Kontrollet e fundit kanë synuar pikërisht mbledhjen e dokumenteve pajisjeve dhe provave që forcojnë aktakuzën
Fakti që Lel Kaja është zhdukur nuk e bën dosjen më të dobët përkundrazi e bën më të qartë
Sepse kur dikush ikën pa asnjë fjalë në momentin kur duhet të flasë është zakonisht sepse e di mirë se çfarë ka për të thënë dhe më keq e di çfarë ka për të fshehur

LAJMI I FUNDIT  Tension nën tokë/ Harta e re sizmike e Greqisë tregon 3600 tërmete aktive, por ekspertët thonë se numri real është…

Lel Kaja nuk është më thjesht administrator i një inceneratori të dështuar
Ai është kthyer në simbolin e një sistemi që djeg çdo gjë përveç përgjegjësve
Kur zjarri i inceneratorit shkrumboi fushën e Elbasanit askush nuk pranoi përgjegjësi
Sot që drejtësia po përpiqet të shkojë te rrënjët e flakës personazhi kryesor ka zhdukur veten si një dështak në nxehtësi
Një zjarrfikës që nuk e fik zjarrin por e ndez më shumë e pastaj largohet për të mos u kthyer më

Në vendin ku plehrat digjen për të prodhuar energji duket se energjia më e madhe është shpenzuar për të mbuluar gjurmët
Por as tymi nuk mban përjetë e aq më pak arratia
Lel Kaja është sot në kërkim
Nesër shumë të tjerë mund të jenë në pranga
Zjarri nisi në fushën e mbetjeve por po përhapet në zyrat ku është gatuar mashtrimi më i qetë i këtij qyteti
Dhe këtë herë tymi nuk shkon lart po zbret te dosjet

Published inAktualitet

Be First to Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *