Skip to content

E rende! K*rcënohet ministri i Brendshëm, i dërgojnë në zyrë zarf me tre pl*mba

Një ngjarje e pazakontë dhe shqetësuese ka tronditur Qeverinë e Serbisë, pasi në adresë të ministrit të Brendshëm Ivica Daçiq ka mbërritur një zarf brenda të cilit janë gjetur tre plumba.

Ministria e Punëve të Brendshme bëri të ditur se zarfi i dyshimtë u pikas gjatë procesit të rregullt të ndarjes së postës qeveritare dhe se kontrolli me pajisje me rreze X zbuloi përmbajtjen e tij. Menjëherë pas kësaj, autoritetet ndërhynë duke sekuestruar materialin dhe duke nisur hetimet për origjinën dhe motivet e këtij akti.

LAJMI I FUNDIT  Alarm i ri i motit/ Sërish reshje të dendura dhe përmbytje, Meteorologia: Ja Ditet dhe zonat problematike

Hetimet zbuluan se dërgesa ishte dorëzuar në një degë të Postës së Serbisë në qytetin e Pozharevcit dhe policia deklaroi se tashmë ka identifikuar dhe gjetur personin që e kishte dërguar, por nuk bëri publik identitetin e tij.

Ende nuk është e qartë nëse bëhet fjalë për një kërcënim personal ndaj Daçiqit apo për një provokim me motive politike, ndërsa autoritetet u shprehën se po vijojnë veprimet hetimore për të përcaktuar rrethanat dhe nëse ka të tjerë të përfshirë.

LAJMI I FUNDIT  Fushë-Arrëz/ Makina me shpejtësi të lartë përfundon në lokal, plagosen 3 gra, mes tyre pronarja! Shoferi shoqërohet në polici (EMRI)

Ky incident ka shkaktuar reagime të shumta në Beograd, ku Daçiq, si kryetar i Partisë Socialiste të Serbisë dhe një nga aleatët më të afërt të Presidentit Aleksandar Vuçiç, konsiderohet një figurë e rëndësishme në politikën vendase.

Dërgimi i zarfit me plumba shihet si një sinjal i qartë i klimës së tensionuar politike në Serbi, në një kohë kur vendi po përballet me presione të mëdha ndërkombëtare për çështjen e dialogut me Kosovën dhe me zhvillime të brendshme që kanë rritur pasigurinë.

LAJMI I FUNDIT  'Dosja e AKSHI-t vetëm fillimi', paralajmërimi i ish-prokurorit! Cilat jane dosje e tjera që trondisin dhe do të tregojnë lidhjet e...

Autoritetet kanë theksuar se e kanë marrë rastin shumë seriozisht dhe pritet që në ditët në vijim të ketë më shumë të dhëna mbi motivet dhe personin që qëndron pas këtij kërcënimi.

Published inAktualitet