Skip to content

Javën e ardhshme “çmenden” temperaturat, mesoni parashikimin e motit nga meteorologia Lajda Porja

Këtë të premte vendi ynë parashikohet me mot të paqëndrueshëm me vranësira mesatare deri të dendura si dhe alternime kthjellimesh.

Sinoptikania e Meteoalb, Lajda Porja, në një lidhje me studion e lajmeve në “Ora News” u shpreh se sot do të kemi reshje shiu me intensitet të ulët në jug të territorit që në orët e para të mëngjesit, më pas reshjet parashikohen të prekin pjesën më të madhe të territorit.

LAJMI I FUNDIT  Tronditëse ajo që ndodh në mes të Tiranës – Si të miturit shfr.tëzohen deri në orët e vona të mbrëmjes! Me Video

Po ashtu, Porja u shpreh se pavarësisht reshjeve që do të jenë prezente gjatë gjithë fundjavës, do të ketë një stabilizim të situatës hidrike në veri, teksa sqaroi se reshjet nuk do të jenë me intensitet shqetësues.

LAJMI I FUNDIT  Mos e ngaterroni me gjoben! Letra në dorezën e makinës, truku i ri i h*jdutëve, ja hilja e frikshme

Ndërkaq, Porja bëri me dije se javën e ardhshme vendi do të përfshihet nga një mot i ngrohtë.

“Do të jetë një mot që do të na duket më shumë si pranverë, sepse sidomos intervali nga ora 10:00 deri në 14:00 temperaturat do të ngjiten në 19 apo 20 gradë dhe kjo është një temperaturë shumë e lartë”, u shpreh sinoptikania Lajda Porja.

LAJMI I FUNDIT  BEKIM HOROSKOPI! Dy shenjat me fatlume, PARAJA do i ndjeke deri ne fund te 2025
Published inAktualitet

Be First to Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *