Skip to content

Milani pazar MALL TURK! Gati te hedhe grepat Ikardit tek Gallatasarai

Tashmë nuk është më sekret fakti që Milan po kërkon një sulmues për merkaton e janarit, pasi Santiago Gimenez nuk bën pjesë në planet e Max Allegri-t dhe meksikani sipas të gjitha gjasave do të largohet vetëm pas një viti te kuqezinjtë.

LAJMI I FUNDIT  ‘Ka vajtur m*ti në gjunjë’, deputeti i PD-së shpërthen ndaj Ramës për përmbytjet: Bora zbardhi fusha edhe male, viti i ri do të na gjejë…

“CalcioMercato” zbulon se një nga emrat që pëlqehet shumë nga Allegri është ish-sulmuesi i Interit, Mauro Icardi, i cili aktualisht luan te Galatasaray. Sipas informacionit të punlikuar nga burimi në fjalë, Milan do të tentojë në janar të nënshkruajë me sulmuesin argjentinas, i cili mesa duket plotëson të gjitha kriteret e kërkuara nga trajneri Allegri.

LAJMI I FUNDIT  Familja e Shpatit e shkatërruar nga ikja e tij, bëjnë POSTIMIN E PAPRITUR DHE TE DHIMBSHEM!

Megjithatë, bisedimet me Galatasaray-in nuk do të jenë aspak të lehta, pasi Icardi është një element tejet i rëndësishëm për turqit. Ende nuk flitet për detaje dhe shifra ekonomike, ndërsa me shumë mundësi formula e transferimit do të jetë huazim me të drejtë blerjeje deri në fund të sezonit.

LAJMI I FUNDIT  Cmenduri! Nga janari i VITIT 2026 çmimet do 'FLUTUROJNË', ja sa do rriten tarifat e sigurimeve të makinave!
Published inGames

Be First to Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *