Skip to content

Nëna dhe gruaja i morën jetën duke e copëtuar djalin e saj! Arsyen s’do ta besoni dot

Një krim i përmasave tronditëse ka shokuar Italinë dhe opinionin publik ndërkombëtar. Lorena Venier, 62 vjeç, ka pranuar para prokurorit se ka vrarë dhe copëtuar të birin, Alessandro Venier, së bashku me bashkëshorten e tij, Marilyn Castro Monsalvo, 30 vjeçe.

Sipas mediave italiane, avokati i Lorena Venier, Giovanni De Nardo, konfirmoi se klientja e tij ka pranuar krimin, duke qenë dukshëm e tronditur nga egërsia e aktit.

“Isha unë dhe di që ajo që bëra është e tmerrshme,” – ka deklaruar ajo para autoriteteve, duke marrë përgjegjësinë e plotë për ngjarjen.

LAJMI I FUNDIT  LAJM I FUNDIT – Fundi i luftës në Ukrainë? Moska njofton verdiktin: Kemi vendosur …

Sipas hetuesve, vrasja ka ndodhur më 25 korrik, në mbrëmje, në banesën familjare, ku më pas trupi i Alessandro-s u copëtua dhe u fsheh në një kosh plastik në bodrumin e shtëpisë, i mbuluar me gëlqere për të penguar përhapjen e erës së rëndë.

Hetimet vazhdojnë – edhe nusja nën hetim

Ndërkohë, edhe Marilyn Castro, bashkëshortja e viktimës, e cila në fillim u raportua si viktimë, është nën hetim për përfshirje në vrasje.
Sipas avokates së saj, Federica Tosel, klientja është në një gjendje të rënduar psikologjike dhe nuk ka bërë ende deklaratë për shkak të mungesës së qasjes në dosjen hetimore. Avokatja theksoi se Marilyn ka nevojë për mbështetje, veçanërisht për faktin se është nënë e një foshnje gjashtëmuajshe, e cila aktualisht ndodhet në kujdesin e shërbimeve sociale.

LAJMI I FUNDIT  Momenti i frikshëm kur tërmeti me magnitudë 8.8 ballë godet Kamçatkën

Tensionet familjare, pista e konfliktit

Burime nga hetimet tregojnë se atë mbrëmje kishte pasur një përplasje të fortë verbale mes të treve – Lorena, Marilyn dhe Alessandro – lidhur me mospërfshirjen e tij në detyrat shtëpiake dhe tensionet e vazhdueshme brenda familjes. Megjithatë, autoritetet nuk kanë zbuluar ende motivin e saktë dhe po presin rezultatet e autopsisë dhe analizave toksikologjike për të përcaktuar shkakun e vdekjes dhe kronologjinë e ngjarjes.

LAJMI I FUNDIT  TRAGJEDI E MADHE, Avioni rrëzohet në autostradë dhe shpërthen në flakë, asnje i mbijetuar (FOTO)

Ngjarja ka shkaktuar një reagim të fortë në opinionin publik, për shkak të dhunës ekstreme brenda një familjeje dhe mënyrës makabre të fshehjes së trupit. Prokuroria vazhdon hetimet për zbardhjen e plotë të rastit, ndërsa pritet një ekspertizë e thelluar psikologjike për të dy gratë e përfshira.

Published inBota

Be First to Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *