Skip to content

Donald Lu iu tha që Reforma e Drejtësisë nuk do prekte ‘ELITEN’, por ja cfare bëri Berisha që Rama ngeli pa fjale

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, ka bërë një nga deklaratat më të forta mbi prapaskenat e Reformës në Drejtësi, duke hedhur akuza të drejtpërdrejta ndaj qeverisë dhe ndërhyrjeve të huaja në këtë proces, që sipas tij nuk kishte asgjë të rastësishme.

Në një intervistë për Euronews Albania, Manjani tha se reforma u përdor si mjet për konsolidimin e pushtetit të Edi Ramës, ndërsa gjatë negociatave është kërkuar hapur garancia për mosprekjen e liderëve politikë.

“Donald Lu kërkoi garanci për liderët – u përgatit një nen i posaçëm,” – deklaroi Manjani, duke shtuar se ky pozicionim i ambasadorit amerikan të kohës ishte i qartë dhe i paprecedentë për publikun shqiptar.

LAJMI I FUNDIT  E fundit! Dalin pamjet Tr*nditese të ekz*kutimit të biznesmenit, pa pikë s*pirti i afrohen dhe...(PAMJE)

Sipas tij, në tryezat e diskutimeve është përgatitur një nen i posaçëm që synonte të garantonte paprekshmërinë e krerëve politikë, përfshirë përfaqësuesit e partive kryesore.

“Loja e imazhit” – askush s’e pranoi publikisht, por të gjithë e donin

Manjani shtoi se, ndonëse të gjithë liderët politikë pëlqenin idenë e nenit mbrojtës, askush nuk pranoi publikisht ta mbështeste, nga frika për reagimin e opinionit publik.

“Berisha ka dalë i pari, ka thënë ‘jo’. Basha pas tij dhe Rama më pas ka thënë: ‘S’keni frikë ju, e heqim.’”

LAJMI I FUNDIT  ‘Dhjetori nis me rrebshe, por pas tyre…’ Hakil Osmani jep lajmin GJIGAND! Ja kur pritet te zbardhe bora

Sipas Manjanit, neni u hoq, por jo sepse kishte vullnet real për drejtësi, por për të ruajtur imazhin politik.

“Reforma – armë politike në duart e Ramës”

Në një analizë të drejtpërdrejtë, Manjani tha se kjo reformë e promovuar si demokratike, ka përfunduar si instrument për fuqizimin e pushtetit të një personi të vetëm – Edi Ramës.

“Cilësia e ligjeve është shumë e dobët. Reforma ka qenë një mjet për të fuqizuar Ramën. Politika është imazh – dhe ai e përdori si kartë elektorale.”

LAJMI I FUNDIT  Javën e ardhshme “çmenden” temperaturat, mesoni parashikimin e motit nga meteorologia Lajda Porja

Sipas tij, kundërshtarët politikë të Ramës – si Berisha, Meta dhe Basha – ishin të gjithë të ngarkuar nga e kaluara, gjë që i lehtësoi Ramës rrugën për të përdorur reformën si mjet selektiv kundër tyre.

Manjani përforcoi narrativën se, ndërhyrjet ndërkombëtare nuk garantuan asgjë, pasi vendimet finale për drejtësinë shqiptare i morën ata që duhej të ishin subjekt i saj.

Këto deklarata konsiderohen ndër më të drejtpërdrejtat mbi prapaskenat e Reformës në Drejtësi dhe ngrejnë pikëpyetje të reja mbi rolin e aktorëve ndërkombëtarë dhe transparencën e procesit që u prezantua si historik për Shqipërinë.

Published inAktualitet

Be First to Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *