Skip to content

‘Inkuizitor’, Dhoma e Avokatisë kundër draftit të Kodit të ri Penal: Dënimet më represive se në komunizëm! Shkel standardet e BE

Pas kritikave nga kreu i Gjykatës së Lartë dhe kundërshtimit të hapur të Prokurorit të Përgjithshëm, edhe Dhoma Kombëtare e Avokatisë del ashpër kundër draftit të ri të Kodit Penal, duke e cilësuar atë inkuzitor, represiv dhe antikushtetues.

Kreu i Dhomës së Avokatëve, Maksim Haxhia, deklaroi se ky draft është në diskordancë të plotë me legjislacionin penal europian dhe se përmban dënime të rënda, të krahasueshme me periudhën e komunizmit.

“Ky është një kod që s’mund ta pranojë asnjë vend europian. Me dënime të pakuptimta, dispozita të paqarta dhe teknikë të mjerueshme juridike, nuk i shërben as reformës në drejtësi dhe as realitetit shqiptar”, – u shpreh Haxhia.

LAJMI I FUNDIT  SPAK TR*NDIT VENDIN, gati fletë-arrestet për keto emra te fuqishem

Sipas tij, drafti është përgatitur në mënyrë jotransparente, pa përfshirje të grupeve të interesit dhe pa dijeninë e komunitetit të avokatëve. Ai thekson se nuk dihet as kush e ka hartuar konkretisht, as pse dhe në çfarë rrethane është ndërmarrë kjo iniciativë.

Dispozita të paqarta dhe diskriminuese

Haxhia paralajmëron se dispozitat janë të gjata, të paqarta dhe të rrezikshme për sistemin, duke vënë në pikëpyetje aftësinë e gjyqtarëve dhe prokurorëve për t’i zbatuar siç duhet. Ai solli në vëmendje edhe nenin 537, që parashikon dënim me burg për avokatët që marrin “tarifa të papërshtatshme”, duke e quajtur këtë një “turp” dhe një sulm të drejtpërdrejtë ndaj profesionit të avokatit.

LAJMI I FUNDIT  E FUNDIT Sapo ndodhi levizja e madhe, pritet te "shkundet" vendi

“Është e papranueshme të kriminalizohet puna e avokatit përmes neneve të turbullta dhe absurde. Ky draft bie ndesh me çdo standard të BE-së”, – theksoi ai.

Paralajmërim për përballje institucionale

Kreu i Dhomës së Avokatisë njoftoi se opozita ndaj draftit nuk do të ndalet vetëm me deklarata publike. Ai premtoi se do të hartohet një material teknik i detajuar, që do t’i dorëzohet të gjitha forcave politike në Kuvend, si dhe institucioneve ndërkombëtare.

LAJMI I FUNDIT  ‘Dhjetori nis me rrebshe, por pas tyre…’ Hakil Osmani jep lajmin GJIGAND! Ja kur pritet te zbardhe bora

Nëse drafti ecën përpara, Haxhia paralajmëroi edhe kontestim në Gjykatën Kushtetuese, si mjet i fundit.

“U bëj thirrje të gjithë aktorëve politikë ta ndalojnë këtë kod para se të shkaktojë pasoja të parikuperueshme për drejtësinë shqiptare. Ky nuk është reformim, por kthim prapa”, – përfundoi ai.

Published inAktualitet

Be First to Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *