Skip to content

Andia Ulliri kërkoi mandatin e ish-prokurorit Arjan Ndoja, KAS e rrëzon! Sefa: Të respektohet kuota gjinore sipas ligjit!

Komisioni i Ankesave dhe Sanksioneve ka rrëzuar ankimimin e kandidates së PD-së, Andia Ulliri, duke konfirmuar mandatin e deputetit për qarkun Durrës për Arjan Ndojën, ish-prokuror i shkarkuar nga vettingu.

Vendimi u mor pasditen e sotme, pasi KAS shqyrtoi kërkesën e Ullirit, e cila nuk arriti të rizgjidhej nga lista e hapur për legjislaturën e ardhshme. Kandidatja pretendon se duhet të përfitonte mandatin në bazë të kuotës gjinore 30%, pasi nga 5 fituesit në listën e mbyllur të Durrësit, vetëm një është grua.

LAJMI I FUNDIT  Te BEKUARIT e Hòroskopit! Zbuloni Shenjat qe nuk do kene HALLE dhe PROBLEME ne Jeten e Tyre
LAJMI I FUNDIT  U pezullua nga SPAK, Balluku sapo beri veprimin e forte, qe nuk pritej kurre

Përfaqësuesi ligjor i Ullirit, Indrit Sefa, theksoi se në disa qarqe, përfshirë edhe Lezhën, kuotat gjinore nuk janë respektuar, dhe kërkoi që Kodi Zgjedhor të zbatohet plotësisht.

Por KQZ deklaroi se mandatet janë shpërndarë sipas renditjes dhe votave në listat përkatëse, duke përjashtuar ndërhyrje të mëtejshme.

LAJMI I FUNDIT  Hallet marrin fund pas dates...! Zonja e Horoskopit po ben NAMIN me kete parashikim te papritur

Rreth orës 14:00, KAS shpalli vendimin final, duke rrëzuar përfundimisht pretendimin e Ullirit. Asaj i mbetet vetëm rruga e apelimit në Kolegjin Zgjedhor, për të vijuar betejën e saj ligjore.

Published inAktualitet

Be First to Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *