Skip to content

Cmenduria e Kodit te ri Penal! Ja si neni per ‘S*ksin’ mund te mbushë burgjet nëse miratohet

Shqipëria është në prag të miratimit të një Kodi të ri Penal, i cili më shumë ngjan me një përkthim të paarsyeshëm dhe të verbër të legjislacioneve të huaja, sesa me një dokument të ndërtuar për realitetin shqiptar. Nga 950 nene të draftit, veç një sy në kreun për “integritetin seksual” mjafton për të kuptuar se çfarë absurditetesh përmban.

Neni 797, i cili përkufizon marrëdhëniet seksuale, pëlqimin dhe aktet pa pëlqim, është një përzierje termash që edhe vetë shtetet perëndimore si Gjermania, Franca apo Holanda ende i diskutojnë si të debatueshme. Në këtë nen, përcaktohet se pëlqimi për akt seksual mund të revokohet në çdo moment gjatë kryerjes së tij, dhe mungesa e tij nuk mund të interpretohet nga heshtja, qëndrimi pasiv apo e kaluara seksuale e personit.

LAJMI I FUNDIT  Edi Rama do të të tërheq zv*rrë brenda muajit qeveria e re!”

Një përkufizim që, në mungesë të një sistemi të qartë gjyqësor dhe hetimor, rrezikon të kriminalizojë marrëdhënie intime konsensuale, duke i futur njerëzit në burg vetëm për një keqkuptim. Si do të vërtetohet “revokimi i pëlqimit”? Si do të gjykojnë prokurorët dhe gjykatësit shqiptarë kur një partner pretendon se tha “jo” në fund, ndërsa tjetri pretendon të kundërtën?

Kodi shkon edhe më tej. Përdor terma që e çojnë realitetin juridik shqiptar në një rrugë pa kthim – përfshin përkufizime të tilla si penetrimi i trupit me sende ose pjesë të trupit të kafshëve, duke përmendur shprehimisht edhe zoofilinë. Parashikime të tilla jo vetëm janë të panatyrshme për shoqërinë shqiptare, por edhe i ekspozojnë qytetarët ndaj interpretimeve absurde nga një sistem që ende nuk ka shëruar plagët e vettingut.

LAJMI I FUNDIT  E fundit! Tjetêr tr*nditje në QEVERI! Njeriu i rendesishëm i Ramës shkon ne SPAK

E sikur të mos mjaftonte kjo, neni 862 dënon me gjobë ose burgim deri në tre vjet aktet seksuale në vende publike apo në vende të ekspozuara nga “vështrimi i njerëzve”. Por askush nuk sqaron nëse “vështrimi” përfshin edhe shikimin me dylbi nga një vilë në Palasë, apo nga një plazh përballë një skafi.

Ndërkohë që Ulsi Manja, Arben Rakipi dhe profesorë të tjerë shfaqen në prezantimin e këtij Kodi si përfaqësues të “reformës”, askush nuk jep shpjegim për mënyrën sesi janë përkthyer e përshtatur këto ligje nga modele perëndimore me realitete dhe histori krejt të tjera.

LAJMI I FUNDIT  7 mijë euro në muaj vetëm për makeup! Kush eshte ministrja e njohur qe i pl*si skandali

I njëjti Kod që kërkon të ndëshkojë qytetarët për marrëdhënie intime, është i njëjti që po përgatitet të lirojë të dënuarit e përjetshëm për vrasje, përdhunime dhe korrupsion, përmes një amnistie që po gatuhet në zyrat e Kryeministrisë. Pra, vrasësi mund të dalë për sjellje të mirë, por një i ri që nuk interpreton siç duhet pëlqimin e partneres mund të përfundojë pas hekurave.

Në këtë realitet të shthurur ligjor dhe moral, ku një Kod i ri miratohet me parime të huaja pa asnjë lidhje me jetën reale të shqiptarëve, lind pyetja: Kush do të mbrojë qytetarët nga “seksualizimi penal” i jetës së tyre private dhe nga absurditetet që përgatiten në emër të reformës?

Published inAktualitet

Be First to Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *