Skip to content

E tmerrshme, zbulohet plani sekret i qeverise per te liruar me te rrezikshimit, nga vrasesit perdhunuesit e femijeve e deri te kapobandat

Një nga propozimet më të diskutueshme të draftit të ri të Kodit Penal, i hartuar nga një grup ekspertësh të drejtuar nga Arben Rakipi, parashikon mundësinë e lirimit me kusht për të dënuarit me burgim të përjetshëm.

Ky ndryshim, që ka ndezur reagime të forta në opinionin publik dhe në rrethet e drejtësisë, parashikon që edhe kriminelë të dënuar përjetë – për krime të rënda si vrasje seriale, përdhunime apo masakra – të mund të kërkojnë lirimin e parakohshëm, në bazë të kritereve të caktuara.

“Është një propozim shumë i guximshëm,” – u shpreh Rakipi gjatë prezantimit të draftit. “Debati ka qenë i fortë, pasi përfshin elementë si paqja sociale, rendi publik, viktimat dhe shkalla e kriminalitetit. Por besimi ynë është se njerëzit ndryshojnë dhe rehabilitimi është i mundur kur puna me ta është e efektshme.”

LAJMI I FUNDIT  Eskorta dhe në burgun e Reçit – VIP-et “takim special” në qeli me anëtarin e Bajrave

Sipas ministrit të Drejtësisë, Ulsi Manja, ky draft nuk është produkt i drejtpërdrejtë i Ministrisë apo i Qeverisë, por një iniciativë profesionale e grupit të punës. Ministria, sipas tij, ka pasur vetëm rol organizues dhe mbështetës.

“Pasi të përfundojë konsultimi publik, drafti do të shkojë në Bruksel për çertifikim. Vetëm më pas do të kalojë në miratim parlamentar,” deklaroi Manja.

Zbutje për krimet ekonomike dhe roli i administratës tatimore

Përveç dënimeve të përjetshme, drafti sjell edhe risi në fushën e krimeve tatimore dhe ekonomike. Sipas Rakipit, shkeljet e para nga administrata tatimore do të trajtohen në mënyrë administrative dhe vetëm në rast përsëritjeje do të kalojnë në ndjekje penale.

LAJMI I FUNDIT  Gazetarja befason: Ja personi qe do të jetë kryetari i PD-së pas largimit të Sali Berishës

“Kemi synuar t’i japim autoritet më të madh administratës në vlerësimin e shkeljeve fillestare,” tha ai. “Kjo do të ulë ngarkesën e çështjeve penale, por do të rrisë përgjegjësinë e institucioneve përkatëse.”

Qasje e re për korrupsionin: dënime plotësuese në vend të burgut

Ndryshime të tjera prekin edhe veprat korruptive. Në vend të burgut, në shumë raste propozohet dënimi me masa plotësuese, si konfiskimi i pasurisë së paligjshme, si mënyrë më efektive për të rikuperuar dëmin dhe për të parandaluar përsëritjen.

“Për vepra që lidhen me pasurimin e padrejtë, efekti i një dënimi penal nuk është i plotë nëse nuk ka edhe masa pasurore si konfiskimi,” u shpreh Rakipi.

Reagimi publik dhe kundërshtimi: ‘Amnisti e maskuar’ për kriminelët e rrezikshëm?

LAJMI I FUNDIT  E bujshme! Edi Rama merr vendimin e pabesueshem per gjithe shqiptaret: Nuk do kete me ansnje…

Propozimi për të lejuar lirimin me kusht të të dënuarve përjetë ka ngjallur reagime të forta kritike, me zëra që e quajnë këtë nismë një relativizim të dënimit penal, që rrezikon të minojë besimin e qytetarëve në drejtësi dhe sigurinë publike.

Kritikët argumentojnë se:
• Në vend që të forcohet ndëshkimi për krimet më të rënda, propozohet një zbutje sistematike, që u jep kriminelëve më të rrezikshëm një rrugëdalje.
• Rrezikohet të përçohen mesazhe të gabuara për qytetarët, duke u lënë të kuptojnë se edhe krimet më të tmerrshme mund të kenë falje në të ardhmen.
• Kjo mund të shihet si një amnisti e kamufluar, që i shërben më shumë sistemit politik e administrativ sesa shoqërisë në tërësi.

Published inAktualitet

Be First to Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *