Skip to content

Flet vëllai i 56-vjeçarit që u vra nga e bija në Fier: Gruaja nuk donte, ju tregoj se cfare bente!

Një dëshmi tronditëse vjen nga Ferdinand Rama, vëllai i 56-vjeçarit Anesti Rama, i cili u vra disa ditë më parë nga vajza e tij Emanilda Rama në Fier. Nga Greqia, ku jeton prej vitesh, ai ka folur për mediat shqiptare, duke hedhur dritë mbi tensionet e rënda brenda familjes që paraprinë tragjedinë.

Ferdinandi deklaron se kishte dy vite e gjysmë pa folur me vëllanë e tij, për shkak se bashkëshortja e Anestit nuk e lejonte të kishte kontakt me familjen. Ai pohon se marrëdhënia mes çiftit kishte kohë që ishte përkeqësuar dhe se gruaja e viktimës e kishte shprehur hapur mosdashjen ndaj tij.

LAJMI I FUNDIT  Midnight Hammer is 'mission accomplished' but there's one big red flag

“E kemi ditur më përpara, nuk shkonin mirë. Ajo thoshte ‘nuk e dua burrin, merreni ju, bëni çfarë të doni’. Ka thënë vetë ‘unë nuk e dua’. Vëllai punonte. Ata kanë dy vajza,” – u shpreh ai.

Lajmin për vrasjen makabre Ferdinand Rama e mori nga kunata, e cila telefonoi gruan e tij në Greqi dhe i komunikoi se Anesti kishte ndërruar jetë.

LAJMI I FUNDIT  Famed doctor who investigated JFK assassination reveals what files could unveil for first time

“Lajmëroi gruan time në telefon dhe i tha se Anesti ka vdekur,” – kujton ai me tronditje.

Për gjendjen shëndetësore të të ndjerit, Ferdinand Rama thotë se informohej përmes një vëllai tjetër, pasi kontaktet direkte i kishte të ndërprera.

“Më thoshte është mirë, por pak i dobët, ka pak kollë.”

Dëshmia e tij përforcon dyshimet se në familjen Rama ka pasur probleme të thella që mund të kenë kontribuar në përshkallëzimin drejt krimit. Gruaja e viktimës dyshohet se ka bashkëpunuar me të bijën për të inskenuar ngjarjen si aksidentale dhe është aktualisht e shoqëruar nga policia për hetime të mëtejshme.

LAJMI I FUNDIT  Mom assaulted young daughter with metal guitar, Police says

Ngjarja makabre në Fier ka tronditur opinionin publik dhe ka rikthyer në qendër të vëmendjes dramën e heshtur që ndodh pas mureve të shtëpive, aty ku shpesh problemet familjare lihen në harresë derisa është tepër vonë.

Published inADVENTURE

Be First to Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *