Nga Indrit Vokshi
Një zhvillim i rëndësishëm në politikën e jashtme amerikane është raportuar së fundmi nga prestigjiozja Wall Street Journal. Sipas saj, senatori Marco Rubio ka firmosur një memorandum të ri që përshkruan qasjen e administratës Trump për zgjedhjet dhe demokracinë jashtë kufijve të SHBA-së.
Sipas dokumentit, Shtetet e Bashkuara nuk do të prononcohen më për zgjedhjet në vendet e tjera, duke i dhënë fund rolit tradicional të “arbitrit” ndërkombëtar që SHBA kishte për dekada – kritikëve të proceseve zgjedhore, dhënësit të udhëzimeve dhe mbështetësve të opozitave demokratike në regjime të dyshimta.
Ky ndryshim është pjesë e filozofisë jointervencionaliste të ish-Presidentit Trump, e cila thekson bashkëpunimin mbi bazë interesash kombëtare amerikane, pavarësisht se çfarë regjimi apo sistemi politik ka një shtet tjetër.
Nëse një qeveri nuk shkel interesat jetike të SHBA-së, ajo nuk do të kritikohet, edhe nëse është autoritare. Vetëm kur shfaqet rrezik për interesat amerikane, SHBA do të ndërhyjë ose do të mbajë qëndrim.
Ky pozicion u përmend për herë të parë nga Trump në OKB që në vitin 2017, dhe tani po formalizohet në administratën e re që mund të vijë nëse Trump rikthehet në Shtëpinë e Bardhë.
E njëjta logjikë është shpallur edhe nga Kina përmes presidentit Xi Jinping, i cili ka deklaruar se Pekini nuk ndërhyn në punët e brendshme të shteteve të tjera, për sa kohë mbajnë marrëdhënie të mira ekonomike dhe strategjike me Kinën.

Be First to Comment