Skip to content

Masakroi vellain dhe kunaten ne mes te Tiranes, i ndodh e paimagjinueshmja biznesmenit qe u be vrases, historia si i vrau brenda agjencise turistike

Prokuroria e Tiranës ka përfunduar hetimet dhe ka kërkuar dënimin me burgim të përjetshëm për Arsen Muskurtin, autorin e dyshuar të një krimi të dyfishtë që tronditi opinionin publik në gusht të vitit 2022. Ai akuzohet për vrasjen e vëllait të tij, Dritan (Alban) Muskurtit, dhe bashkëshortes së këtij të fundit, Nora Muskurtit, brenda ambienteve të agjencisë së udhëtimeve “Nour Tours” në Tiranë.

Ngjarja ndodhi më 31 gusht 2022, kur autori hyri i armatosur në agjenci dhe qëlloi për vdekje çiftin. Hetimet zbuluan se vrasja ishte pasojë e një konflikti të gjatë mes vëllezërve, që përfshinte mosmarrëveshje për prona, akuza të ndërsjella dhe tensione fetare. Konfliktet kishin marrë edhe rrugë ligjore, por kishin mbetur të pazgjidhura.

LAJMI I FUNDIT  E fundit! Ilir Meta plas ”B*MBËN” E MADHE për “21 Janarin”: Jam gati të tregoj kush…

Muskurti u arrestua disa orë më pas në zonën e “5 Majit”, teksa tentonte të largohej drejt Dibrës përmes rrugës së Arbrit. Në momentin e ndalimit ndodhej me bashkëshorten, djalin dhe avokatin e tij. RENEA ishte angazhuar në kërkimin e tij për shkak të dyshimeve për rrezikshmëri të lartë dhe prirje radikale.

Në rrjetet sociale, autori kishte shprehur publikisht urrejtjen ndaj viktimave, duke i akuzuar për shpifje dhe përçmim ndaj figurave fetare. Në një status të datës 22 gusht 2022, vetëm 8 ditë para vrasjes, ai shprehej me gjuhë të ashpër kundër vëllait dhe kunatës, duke i quajtur “të mallkuar” dhe “shpifës”.

Një tjetër faktor që besohet se përshpejtoi aktin tragjik ishte një vendim gjykate në janar 2022 që i kalonte agjencinë e udhëtimeve në emër të Dritanit, vendim që Arsen Muskurti nuk e pranoi kurrë.

LAJMI I FUNDIT  Fati trágjik i familjes se Shpatit, si vdíq babai këngëtar në moshë të re! Gruaja do rrise djalin e vogel me pròbleme i cili ka

Ngjarja është konsideruar si e paralajmëruar, pasi konfliktet ishin të njohura edhe për policinë e Tiranës, ku ishin bërë denoncime të ndërsjella. Përplasjet ishin të shpeshta edhe për çështje të përditshme si parkimi, pasi banesat e tyre ndodheshin ngjitur në zonën e Alliasit.

Si ndodhi vrasja?

Mëngjesin e 31 gushtit 2022, pas një debati në ambientet e agjencisë, Arsen Muskurti nxori armën dhe qëlloi me 5 plumba drejt vëllait dhe kunatës, duke i lënë të vdekur në vend. Armën nuk e dorëzoi, por e hodhi diku tjetër, ndërsa në fillim pretendoi se e kishte flakur në një kosh plehrash.

LAJMI I FUNDIT  Lajm i dh*mbshëm! Ndahet nga jeta kompozitori i madh shqiptar, vjehrri i deputetit të njohur opozitar

Kush është Arsen Muskurti?

Arsen (Hamza) Muskurti është një biznesmen i njohur për dyqanet “Natyral Vita” dhe predikues i fesë islame. Ai ka qenë i përfshirë edhe në konflikte të tjera, përfshirë akuza për ngacmim ndaj punonjëseve në biznesin e tij. Kundër tij kishte patur edhe një denoncim për keqtrajtim të stafit, për të cilin ai më pas paraqiti një dëshmi noteriale si mbrojtje.

Krimi tronditës i vitit 2022 mbetet një nga rastet më të rënda të dhunës në familje dhe konfliktit të trashëguar në Shqipëri, me përmasa të thella personale, pronësore dhe ideologjike.

Published inAktualitet

Be First to Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *