Skip to content

‘Më shkulën zemrën dhe s’kërkuan as falje’, trondit nëna e 22-vjeçarit që vdiq ne Vlore se cfare ndodhi pas…

Një aksident tragjik në rrugën e Lumit të Vlorës i ka marrë jetën të riut Fatjon Kasaj, vetëm 22 vjeç, duke lënë pas një familje të shkatërruar dhe një dhimbje që nuk ka shërim.

Ngjarja ndodhi gjashtë muaj më parë, kur Fatjoni – i vetmi djalë i një çifti – u përplas për vdekje nga një makinë e drejtuar nga 80-vjeçari Josif Kozdine.

Pavarësisht arrestimit të menjëhershëm të drejtuesit të mjetit, për familjen e viktimës, rrjedha e ngjarjes më pas ka qenë e paqartë dhe e mbushur me kundërthënie. Statusi ligjor i 80-vjeçarit ka lëvizur nga arrest me burg, në arrest shtëpie, e deri në një vdekje të pa konfirmuar zyrtarisht, që sipas familjes është përmendur vetëm në mënyrë të tërthortë nga burime jozyrtare.

LAJMI I FUNDIT  Plas keq në PD, demokratët akuzojnë Belind Këlliçin si njeri të Belinda Ballukut, zbardhet misteri i molotovëve te…

Nëna e Fatjonit: “Drejtësia ka heshtur – askush s’ka kërkuar falje”

Në një rrëfim emocionues dhe tronditës, nëna e Fatjonit foli në emisionin “Me Zemër të Hapur” në News24, ku shprehu dhimbjen dhe revoltën e familjes:

LAJMI I FUNDIT  Biznesmeni kerkohej per 3 miliarde leke, por bie ne prangat e policise rastesisht, ishte i dehur (Emri)

“Asnjë nënë mos e provoftë këtë. Fatjoni ishte një djalë i shkolluar, i dashur. Atë ditë do të shkonte të takonte babain në Lukovë. Në orën 14:50 e merrnim në telefon, por nuk përgjigjej… Që nga ajo ditë nuk ka më jetë për ne.”

Ajo shtoi me lot në sy se asnjë falje nuk është marrë nga autoritetet apo familjarët e autorit të aksidentit:

“Ai kishte bërë edhe më parë aksidente, ishte i sëmurë. Si e lejuan të ngiste makinën? Si është e mundur që në moshën 81 vjeç, një njeri me histori aksidentesh të mbante leje drejtimi dhe të ishte i lirë në rrugë?”

LAJMI I FUNDIT  Hëna e plot sjell LAJME MADHORE në jetën tuaj! Yjet lëvizin, ja ndikimi i FORTE i këtyre ditëve

Pyetjet pa përgjigje

Familja Kasaj vazhdon të kërkojë transparencë dhe drejtësi, ndërsa institucionet sipas tyre kanë zgjedhur të heshtin.

Ajo që mbetet pas këtij aksidenti është një jetë e ndërprerë në mes, ëndrra të papërmbushura dhe një dhimbje që nuk shërohet me kalimin e kohës.

Published inAktualitet

Be First to Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *