Skip to content

TRAGJEDI E MADHE, Avioni rrëzohet në autostradë dhe shpërthen në flakë, asnje i mbijetuar (FOTO)

Një aksident ajror tragjik ka ndodhur në mëngjesin e djeshëm në autostradën Ospitaletto-Montichiari (e njohur si Corda Molle) në provincën e Brescias, Itali. Një avion i vogël është rrëzuar në njërën nga dy korsitë e rrugës, duke shkaktuar vdekjen e dy personave, një çift nga Milano: Sergio Ravaglia dhe Anna Maria De Stefano.

Pamjet tronditëse të ngjarjes janë shpërndarë gjerësisht në rrjete sociale.

Avioni, që ishte ngritur nga Gragnano Trebbiense (në provincën e Piacenzës), humbi lartësinë dhe, pasi ra në tokë, shpërtheu në flakë mes makinave që po kalonin në autostradë. Çifti që ndodhej në bord nuk pati asnjë mundësi shpëtimi – ata u dogjën brenda mjetit fluturues.

LAJMI I FUNDIT  Tërmeti 8.8 ballë godet Kamchatkën në Rusi! Shkakton cunami, dallga deri në 4 metra! Evakuime në Hawaii dhe Japoni (VIDEO)

I mbijetuari: “Jam mirë, por isha në shok”

Një 56-vjeçar, i cili po udhëtonte me makinën e tij tip Mazda drejt Venecias, i mbijetoi mrekullisht përplasjes. Edhe pse automjeti i tij u dëmtua pasi u godit nga pjesë të avionit, ai u ndihmua menjëherë nga kalimtarë të rastësishëm. “Jam mirë”, u tha ai i tronditur, ndërsa ndodhej në gjendje shoku.

LAJMI I FUNDIT  Momenti i frikshëm kur tërmeti me magnitudë 8.8 ballë godet Kamçatkën

Dëshmitar: “Nëse do të përpiqej të kthehej, do më godiste mua”

Enzo Bregoli, një tjetër drejtues mjeti që ndodhej pranë vendit të ngjarjes, tregoi për mediat italiane se gjithçka ndodhi brenda pak sekondash:

“Kisha filluar të ngadalësoja. Pashë një avion që vinte nga e djathta. Fluturonte ulët, por nuk dukej në telashe. Pastaj, papritur, nisi të bjerë – 30, 20 metra… Dhe e pashë teksa rrotullohej e binte drejt e në rrugë, me hundën përpara. U përplas dhe menjëherë shpërtheu në flakë. Nëse do të ishte kthyer pak, do të më godiste mua.”

LAJMI I FUNDIT  BE bllokon blerjet nga TEMU?! Ja cfare do ndodhe ne Shqiperi

Autoritetet italiane kanë nisur hetimet për të përcaktuar shkakun e aksidentit, ndërsa pritet që një analizë teknike e avionit dhe komunikimeve të fundit me kontrollin ajror të ndihmojë në zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjeje tragjike.

Published inBota

Be First to Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *