Skip to content

Vlorë/ Një 27-vjeçar nga fshati Risili plagoset me thikë në bark

Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e sotme në fshatin Risili të Vlorës, ku një i ri 27-vjeç është plagosur me armë të ftohtë. I riu ka marrë një goditje me thikë në zonën e barkut dhe është transportuar me urgjencë drejt Spitalit Rajonal të Vlorës për trajtim mjekësor.

LAJMI I FUNDIT  Gjinekologia rrefen se sa herë në javë duhet të beni s*ks, arsyeja e forte

Burime nga vendngjarja bëjnë me dije se ende nuk ka informacion zyrtar mbi gjendjen e tij shëndetësore. Ndërkohë, forcat e policisë kanë mbërritur në spital dhe në zonën ku dyshohet se ka ndodhur plagosja, duke nisur menjëherë hetimet për të zbardhur rrethanat e incidentit.

LAJMI I FUNDIT  Rama kërkon ‘rifreskim’ të Bashkisë Tiranë, do të caktohen 4 nënkryetarë të rinj! Ristani drejton skemën e re të riorganizimit të pushtetit vendor në kryeqytet
LAJMI I FUNDIT  PARALAJMERON FORTE Lider BERISHA: Ja cfare e pret vendin tone javen qe vjen

Aktualisht janë duke u marrë deklaratat e para, ndërsa grupi hetimor po punon për të identifikuar autorin ose autorët e përfshirë në këtë ngjarje.

Published inAktualitet