Skip to content

Fushë-Arrëz/ Makina me shpejtësi të lartë përfundon në lokal, plagosen 3 gra, mes tyre pronarja! Shoferi shoqërohet në polici (EMRI)

Një aksident i rëndë është shënuar këtë pasdite në qytetin e Fushë Arrëzit, ku një automjet tip BMW ka humbur kontrollin dhe është përplasur me ambientet e një lokali, duke lënë të plagosura tre gra.

Ngjarja ndodhi në një zonë të banuar, ku mjeti që po lëvizte me shpejtësi doli nga rruga dhe u fut me forcë në verandën e lokalit, ku ndodheshin klientët. Në momentin e përplasjes, në një nga tavolinat e jashtme ishin ulur tre gra, të cilat mbetën të lënduara si pasojë e goditjes.

LAJMI I FUNDIT  "Duhen vetem 3 gjethe dafine..."! 'Magjia' ideale per te gjithe ata qe

Njëra prej tyre, shtetasja F.B., e cila është edhe pronare e lokalit, është transportuar me urgjencë në Spitalin e Pukës për ndihmë mjekësore. Edhe dy gratë e tjera kanë pësuar dëmtime të lehta dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

LAJMI I FUNDIT  Po udhetoni apo ktheheni ne Shqiperi? Ja sa duhet të jetë vlera e mallrave që kaloni në që të mos taksoheni nga Dogana

Drejtuesi i automjetit, i identifikuar si Fatjon Ruka, është shoqëruar nga policia. Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se ai po udhëtonte me shpejtësi të lartë në momentin që humbi kontrollin mbi mjetin.

LAJMI I FUNDIT  Nuk po pyesin Edi Ramën! Kush jane socialistët qe po tr*ndisin Kryeministrin, cfare pritet te ndodhe

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për të zbardhur plotësisht shkaqet e aksidentit. Policia ka nisur procedurat për vlerësimin teknik të automjetit dhe testimin e shoferit.

Published inAktualitet

Be First to Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *