Skip to content

2 vite nga “alarmi” i KLSH, pak ka ndryshuar në Onkologjik. Të sëmurët me tumor pritje të gjatë, spitali pak mjekë

Dy vite pas konstatimeve të rënda nga Kontrolli i Lartë i Shtetit mbi gjendjen e rënduar në Spitalin Onkologjik në Tiranë, raporti i ri i këtij institucioni tregon se shumë pak ka ndryshuar. Pavarësisht paralajmërimeve dhe rekomandimeve për përmirësim, ambientet dhe shërbimet për pacientët me kancer vazhdojnë të jenë në një gjendje aspak dinjitoze.

Raporti i fundit, i përfunduar në janar të vitit 2025, thekson se spitali nuk plotëson ende kushtet bazë për një trajtim të denjë të të sëmurëve, edhe pse numri i rasteve të reja është në rritje. Mungesa e shtretërve dhe poltronave mbetet një ndër problemet kryesore, duke pamundësuar shtrimin në kohë të pacientëve në nevojë.

LAJMI I FUNDIT  Axed government watchdog says Trump was right to fire him

Kontrolli i Lartë i Shtetit i kërkon spitalit që të marrë masa urgjente për të përmirësuar kapacitetet pritëse dhe për të krijuar ambiente të përshtatshme për terapinë e pacientëve onkologjikë. Mungesa e stafit mjekësor dhe infermieror është një tjetër problem që ndikon direkt në rritjen e kohës së pritjes dhe në cilësinë e shërbimit.

Në raportin e KLSH-së vihet në dukje se shumë prej dhomave të pacientëve janë të dëmtuara nga lagështira, ndërsa sistemi i kondicionimit nuk funksionon në pjesë të mëdha të godinës. Veçanërisht shqetësuese është gjendja e katit nëntokë të spitalit, i cili në vend që të jetë hapësirë funksionale për shërbime mjekësore, është kthyer në një magazinë për pajisje të vjetra dhe të amortizuara. Institucioni kërkon ndërhyrje të menjëhershme për pastrim, dezinfektim dhe rikonstruksion të këtij kati.

LAJMI I FUNDIT  Landlord charged with hate crime and murder of a mother and her young son

Një boshllëk i madh mbetet edhe mungesa e njësisë së kujdesit paliativ – e domosdoshme për ata pacientë që ndodhen në fazat e avancuara të sëmundjes. Edhe pse një rekomandim për ngritjen e saj u dha që në vitin 2023, deri më sot ekziston vetëm një grup pune në nivel ministrie, ndërsa njësia vetë nuk është funksionalizuar.

Sipas të dhënave zyrtare, sëmundjet tumorale përbëjnë shkakun e tretë më të shpeshtë të vdekjeve në vend, duke zënë 15.3% të totalit. Megjithatë, KLSH ngre shqetësimin për mungesën e një baze të unifikuar të të dhënave, pasi institucione të ndryshme raportojnë shifra që shpesh bien ndesh me njëra-tjetrën. Kjo e bën të vështirë vlerësimin real të situatës epidemiologjike.

LAJMI I FUNDIT  Ukraine and US agree to terms on natural resources deal

Kontrolli i Lartë i Shtetit i bën thirrje Ministrisë së Shëndetësisë, QSUT-së, ISHP-së dhe spitaleve rajonale që të bashkëpunojnë për të krijuar një regjistër kombëtar funksional dhe të përditësuar për rastet e reja me kancer dhe ecurinë e tyre klinike. Vetëm përmes një sistemi të besueshëm të informacionit, mund të ndërtohen politika të qarta për përballimin e kësaj sëmundjeje që po prek çdo vit mijëra shqiptarë.

Published inADVENTURE

Be First to Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *