Skip to content

Djathi që nuk e hëngri askush, por e “gëlltiti” shteti!

Një kontroll i befasishëm nga Administrata Tatimore dhe Autoriteti Kombëtar i Ushqimit (AKU) në një punishte të vogël në Zharnec të Divjakës ka përfunduar me sekuestrimin e 33,000 kilogramëve djathë dhe vendosjen e një gjobe prej 40 milionë lekësh. Ngjarja ka ndodhur në ambientet e Tan Mebellit, një prodhues vendas.

Por sipas ish-zv.kryeministrit Erion Braçe, kjo nuk është një histori sigurie ushqimore – është “varrosja e një punëtori”! Në një reagim të fortë, Braçe thekson se djathi nuk u sekuestrua për përmbajtje të rrezikshme për shëndetin, por për mungesë faturash të qumështit të marrë nga fermerët lokalë.

LAJMI I FUNDIT  Vlorë/ Një 27-vjeçar nga fshati Risili plagoset me thikë në bark

Ai akuzon se në fakt nuk bëhet fjalë për djathë të rremë me vaj palme apo qumësht pluhur – përkundrazi, bëhet fjalë për produkt vendas, nga qumështi i fshatarëve të Zharnecit, Kamenicës, KryeKuqit e më gjerë. Por për këtë qumësht, nuk kishte dokumentacion.

LAJMI I FUNDIT  Perlot gruaja nga Shkodra: Duan të më mártojnë me zòr në Australi me një plák, më ndihmoni si t’ia bëj?

Sipas Braçes, sistemi fiskal aktual favorizon ata që prodhojnë djathë nga përbërës artificialë dhe që e paketojnë bukur, ndërsa penalizon ata që prodhojnë djathë të vërtetë. Ai ngre pikëpyetje për standardet e kontrollit, duke pyetur: “Në cilën fabrikë të madhe përpunimi keni bërë inventar me bazë faturat? Në cilën?”

LAJMI I FUNDIT  “E dhj*va këtë herë”, Arbana Osmani kapet në “shkelje” ne Spanje, veprimi i saj qe nuk ia ‘fal’ vetes

Përfundimi është i zymtë sipas tij: me këtë veprim, autoritetet “varrosën” një pjesë të bujqësisë dhe blegtorisë vendase, veçanërisht në zonën e lagunës së Divjakës.

Braçe e mbyll me ndjesë publike për prodhuesin Tan, duke thënë: “Doja të vija tek ty, por më vjen turp nga kjo që të kanë bërë ty.”

https://www.instagram.com/reel/DMXAWrbt89R/?igsh=cXNpdmRha3M5M2dk

Published inAktualitet

Be First to Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *