Skip to content

“Zemrat e mia, ma k*putët shpirtin”, Hapen dyert e mortit per dy vëllezërit e mb*tur në Shkumbin, familja ben reagimin e forte

Një ngjarje tronditëse ka ndodhur ditën e djeshme në zonën e Labinot-Fushës, ku dy vëllezër të mitur, Françesk dhe Darvin Bica, vetëm 8 dhe 10 vjeç, humbën jetën tragjikisht në ujërat e lumit Shkumbin.

Fëmijët ndodheshin pranë lumit së bashku me nënën e tyre, gjatë kohës që po kullosnin bagëtitë. Në një moment, ata u futën në ujë për t’u larë, por për shkak të rrymës së fortë nuk arritën të dilnin më në breg. Trupat e tyre u gjetën disa metra më poshtë nga banorët e zonës, disa orë pas zhdukjes.

LAJMI I FUNDIT  Nùk kanë të ndálur...! Rama njofton rritje tjetër págash dhe pènsionesh në 2026, ja detajet e bujshme

Sot, familja Bica ka hapur dyert e mortit në Labinot-Fushë, ku ceremonia mortore do të mbahet në orën 16:00. Dhimbja në komunitet është e thellë dhe e prekshme, ndërsa në rrjetet sociale janë shtuar mesazhet ngushëlluese dhe lutjet për forcë për prindërit e të miturve.

Në një fotografi të publikuar së fundmi, shihet momenti i fundit me dy fëmijët, i kapur nga babai i tyre, pak para tragjedisë.

LAJMI I FUNDIT  Nëse të del perpara apo sheh në jetën tënde diçka të tillë, largohu u*gjent para se të jetë vonë

Një i afërm i familjes ka rrëfyer për mediat momentin dramatik kur trupat e pajetë u nxorën nga lumi:

“Pashë policinë që vraponte, një burrë që punon pranë hidrocentralit kishte njërin fëmijë në krah. Nëna e tyre ishte e shkatërruar, e përplasur nga dhimbja… I njoh, janë të afërmit e mi. U turra dhe unë, i dhashë frymëmarrje artificiale, por nuk pati reagim. Çdo ditë vinin aty, mbushnin ujë, rrinin në hije kur ishte vapë…”

LAJMI I FUNDIT  ‘Dhjetori nis me rrebshe, por pas tyre…’ Hakil Osmani jep lajmin GJIGAND! Ja kur pritet te zbardhe bora

Trupat e dy fëmijëve janë dërguar në morg për ekzaminim mjeko-ligjor, ndërsa familja ndodhet në një gjendje të rënduar emocionale.

Kjo ngjarje ka ngritur edhe një herë shqetësimin për sigurinë pranë lumenjve, veçanërisht në zonat rurale ku fëmijët shpesh janë të pambrojtur gjatë aktiviteteve të përditshme.

Published inAktualitet

Comments are closed.