Skip to content

Ne koncertin e Yll Limanit, tr*nditese cfare ndodhi, kengetari ben reagimin e forte

Një mbrëmje festive në klubin e natës “Lollipop” në Palasë u shndërrua në një situatë kaotike, pasi një përplasje e dhunshme mes dy grupeve shpërtheu në zonën VIP, gjatë performancës së këngëtarit Ylli Limani dhe grupit Three Dots.

Sipas dëshmive të të pranishmëve, gjithçka nisi me një debat verbal që shumë shpejt degradoi në dhunë fizike. Në përleshje u përdorën sende të forta si gota dhe shishe, ndërsa dëgjohen edhe të shtëna armësh, duke shkaktuar panik në ambient dhe largim të menjëhershëm të publikut. Shumë nga të pranishmit raportojnë se kanë humbur sendet personale në përpjekje për t’u larguar me shpejtësi.

LAJMI I FUNDIT  “Mos u joshni nga thirrjet për aplikime në Akademinë e Sigurisë! Miku ju zë vendin”

Performanca e artistit u ndërpre menjëherë, ndërsa Ylli Limani reagoi më pas në rrjetet sociale:

LAJMI I FUNDIT  Bonusi i fundivitit, Shpërblimi për pensionistët Sapo u MIRATUA! Ja sa përfitojnë

“Çka nisi si një mbramje perfekte, u la në gjysmë për shkak të një konflikti që ndodhi. Më vjen shumë keq edhe ishalla jeni krejt mirë.”

Policia e Vlorës nuk ka dalë ende me një njoftim zyrtar mbi incidentin, ndërkohë që hetimet janë në zhvillim. Deri tani nuk ka konfirmim për të plagosur me armë zjarri, por dëshmitarët e ngjarjes flasin për një situatë që mund të kishte marrë përmasa edhe më të rënda.

LAJMI I FUNDIT  Moti “shòkon” vendin! Lajda Porja: Ja zonat që do preken nga dëbora dhe temperaturat deri në -2°C

Ky incident ka rikthyer shqetësimin për sigurinë në eventet e natës përgjatë bregdetit gjatë sezonit turistik, ku masat parandaluese shpesh rezultojnë të pamjaftueshme për të garantuar qetësinë e pjesëmarrësve.

Published inAktualitet

Comments are closed.