Skip to content

Po udhetoni apo ktheheni ne Shqiperi? Ja sa duhet të jetë vlera e mallrave që kaloni në që të mos taksoheni nga Dogana

Dogana Shqiptare ka njoftuar se mallrat që mbahen në bagazhet personale gjatë hyrjes në Shqipëri përjashtohen nga detyrimet doganore nëse nuk janë për shitje

Mallrat duhet të jenë për përdorim vetjak ose dhurata dhe të mos tejkalojnë një vlerë të caktuar

Kufijtë e përcaktuar janë si më poshtë
• Për udhëtim me rrugë tokësore deri në 300 euro
• Për udhëtim me rrugë ajrore apo detare deri në 430 euro
• Për udhëtarët nën 15 vjeç deri në 150 euro

LAJMI I FUNDIT  Viti 2026 i sjell nje MAL me FAT FINANCIAR për dy shenja të horoskopit

Produktet e duhanit dhe alkoolit nuk përfshihen në këto përjashtime

LAJMI I FUNDIT  7 mijë euro në muaj vetëm për makeup! Kush eshte ministrja e njohur qe i pl*si skandali

Nëse mallrat tejkalojnë vlerat e lejuara apo kanë natyrë tregtare, ato duhet të deklarohen në kufi dhe mund të tatohen sipas ligjit

Në këto raste, përdoret një procedurë e thjeshtuar që kërkon më pak dokumente dhe kohë

Dogana ka të drejtë të kërkojë kontrollin e mallrave dhe në rast të deklarimit të rremë udhëtari mund të gjobitet

LAJMI I FUNDIT  Kush është Marselo Arani (BOLI), 32-vjeçari në ‘arrest shtëpie’ që dyshohet se vr*u biznesmenin Mëhalla!

Rekomandohet që udhëtarët të informohen përpara udhëtimit për të shmangur probleme në kufi

Ky rregull synon të lehtësojë lëvizjen dhe të garantojë kontroll mbi tregtinë në hyrje dhe dalje të vendit

Published inAktualitet