Rama “piketon” synimin e radhës: Deri në fund të dekadës, s’do ketë…
Në përmbyllje të takimit me përfaqësues të teknologjisë, kryeministri Edi Rama ndau një tjetër ambicie që lidhet me të ardhmen digjitale të vendit. Ai tha se objektivi është që brenda kësaj dekade, Shqipëria të bëhet një vend pa para fizike, ku të gjitha pagesat dhe transaksionet kryhen në mënyrë digjitale. Ky synim, që Rama e ka përmendur edhe më parë, kërkon një përpjekje të madhe dhe një sensibilizim të gjerë, megjithëse teknologjia për ta realizuar ekziston. Sipas tij, kalimi i plotë në pagesa digjitale do të lehtësojë ndjeshëm jetën e përditshme dhe do ta çlirojë vendin nga shumë barriera të vjetra. Ai kërkoi që dokumenti i radhës për këtë proces të përgatitet me kreativitet, liri dhe pa kufizime të panevojshme.


Comments are closed.