Skip to content

Po vjen ‘termeti’ në Politikën Shqiptare! Karamuco zbulon detajet: Po behen gati goditjet…

Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço, ka parashikuar se veprimet më të bujshme të Prokurorisë së Posaçme (SPAK) pritet të ndodhin gjatë muajve të vjeshtës. I ftuar në një intervistë televizive, ai theksoi se gjatë verës institucionet e drejtësisë e ngadalësojnë ritmin, ndërsa goditjet më të mëdha zakonisht ndodhin në shtator ose tetor.

“Ne jemi mësuar që në vjeshtë të shohim arrestime të profilit të lartë. Edhe kur erdhi përfaqësuesja e ambasadës amerikane, paralajmërimi i saj u pasua menjëherë nga një operacion ndërkombëtar kundër trafikantëve të drogës në Amerikën Latine”, tha Karamuço.

LAJMI I FUNDIT  Fast Penguin

Ai paralajmëroi gjithashtu se zbërthimi i aplikacionit të enkriptuar “Matrix” do të mund të zbulojë lidhje shqetësuese mes krimit dhe politikës. Sipas tij, hetimet kanë hyrë në një fazë ku përfshihen edhe funksionarë publikë, duke përfshirë prokurorë, politikanë dhe oficerë të policisë gjyqësore, të cilët dyshohet se kanë përdorur këto platforma të komunikimit të koduar.

LAJMI I FUNDIT  Cubic Tower

“Problemi nuk qëndron vetëm te grupet kriminale. Në këto rrjete kanë komunikuar edhe individë të sistemit. Dhe kjo është alarmante”, u shpreh eksperti.

Karamuço përmendi gjithashtu përdorimin e aplikacioneve të tjera të enkriptuara si “EncroChat” nga disa politikanë në të kaluarën, duke shtuar se ata shpesh mburreshin me teknologjitë e tyre të sofistikuara, madje edhe me telefona të sjellë nga jashtë për të shmangur përgjimet.

“Deri më sot nuk ka një provë të qartë që lidh politikën me grupet kriminale, por janë mbledhur materiale që mund të çojnë në zbulime të rëndësishme. Ka pasur raste si ai i deputetit Çyrbja, por nuk jemi ende te figurat më të larta”, tha ai.

LAJMI I FUNDIT  ‘Ferr deri në fund të Korrikut…’ Meteorologia jep lajmin e papritur, ja kur do kemi reshje!

Sipas tij, muajt që vijnë do të jenë vendimtarë dhe pritet që zhvillimet të shtohen me përshpejtimin e bashkëpunimit ndërkombëtar për përkthimin dhe analizimin e të dhënave nga aplikacioni “Matrix”.

Published inOtherPolitike

Be First to Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *