Skip to content

‘Ferr deri në fund të Korrikut…’ Meteorologia jep lajmin e papritur, ja kur do kemi reshje!

Muaji korrik do të sjellë të nxehtë të fuqishëm në të gjithë Shqipërinë, me temperatura që pritet të arrijnë deri në 41 gradë Celsius në disa rajone. Meteorologia Rezarta Xhakollari, në një intervistë për televizionin ABC News, nënvizoi se vala më intensive e të nxehtit do të godasë pas datës 21 korrik, veçanërisht gjatë mesjavës së fundit të muajit.

Ajo shpjegoi se temperaturat kanë qenë në rritje të vazhdueshme dhe vetëm një ditë më parë janë regjistruar deri në 37 gradë në disa qytete. Sipas Xhakollarit, në ditët në vijim do të ketë një rritje të mëtejshme prej 1–2 gradësh, duke e afruar vendin gjithnjë e më shumë me pragun e 40 gradëve.

LAJMI I FUNDIT  Fast Penguin

“Pritet që nga e mërkura e ardhshme e deri në fundjavë, termometri të ngjitet në 40 apo edhe 41 gradë në disa zona,” u shpreh ajo.

Ndryshe nga korrikët e zakonshëm që shquhen për mot të thatë dhe të qëndrueshëm, ky muaj, sipas meteorologes, pritet të sjellë edhe ndërprerje nga reshje lokale dhe luhatje atmosferike.

LAJMI I FUNDIT  Ben10 Jumping Challenge

“Po përjetojmë një korrik më të paqëndrueshëm krahasuar me vitet e kaluara. Përveç të nxehtit përvëlues, mund të kemi edhe stuhi të shkurtra ose reshje të lokalizuara, veçanërisht në fund të muajit,” shtoi ajo.

Në këtë kontekst, Xhakollari apeloi për kujdes të shtuar gjatë ditëve me temperaturë ekstreme. Ajo rekomandoi shmangien e ekspozimit në diell gjatë orëve më të nxehta të ditës, konsumimin e lartë të lëngjeve dhe mbrojtjen e fëmijëve dhe të moshuarve – grupet më të rrezikuara nga vala e të nxehtit.

LAJMI I FUNDIT  Cubic Tower

Këto zhvillime meteorologjike vijnë në një periudhë kur shumë qytetarë janë në kulmin e planifikimit të pushimeve, çka mund të ndikojë në zgjedhjen e datave dhe destinacioneve për të shmangur temperaturat përvëluese.

Published inMotiOther

Be First to Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *