Skip to content

‘T’marroftë Zoti…’, Prifti e ‘gozhdoi’ me fjalimin e tij, Rama reagon ashper: Si mundet nje Njeri i Zotit të…

Gjatë një deklarate të fundit, Kryeministri Edi Rama komentoi reagimet mbi aksionin për shembjen e ndërtimeve pa leje në Theth, veçanërisht një reagim të famullitarit Dom Vlash Palaj. Rama u shpreh i habitur nga përfshirja e një përfaqësuesi të Kishës në këtë debat, duke theksuar:

“U çudita se si një prift mund të fliste për joshje, gënjeshtra e tradhti, sikur ne t’i kishim prerë në besë banorët. Ne s’kemi tradhtuar askënd. Në Theth kemi shkuar me institucionet përkatëse, bashkia, FSHZH dhe Kadastra. Premtimi për legalizimin e shtëpive të vjetra është përmbushur, me mbi 300 legalizime tashmë të përfunduara.”

LAJMI I FUNDIT  Zbulohet dokumenti – Plas në PS? Ministrja i bën ‘golin’ e papritur kryebashkiakes – Detajet

Dom Vlash Palaj: “Populli po pi bar”

Nga ana tjetër, Dom Vlash Palaj, famullitari i Kishës Katolike në Shkodër, shprehu indinjatën e tij për situatën në Theth gjatë meshës së mbajtur këtë të dielë.
Ai bëri një krahasim të fortë midis regjimeve, duke thënë:

“Regjimi i kaluar e detyroi popullin të hajë bar. Ky i sotshmi po e detyron ta pijë. Për 30 vjet nuk legalizuat pronën, por në 30 ditë legalizuat kanabisin.”

LAJMI I FUNDIT  “Në botë tradhtojnë vetëm për një here”/ Detektivja private: Në Shqipëri duan… ja si ta zini me presh ne duar

Dom Vlashi shprehu keqardhje për mënyrën si, sipas tij, banorët u mashtruan:

“U joshën, u rrejtën, u shfrytëzuan financiarisht, e në fund u hodhën tutje. Tani do gjobiten e do burgosen.”

Ai e lidhi këtë situatë me një krizë të thellë shoqërore dhe shpirtërore, duke përmendur Faik Konicën:

“E keqja më e madhe e Shqipërisë janë vetë shqiptarët, sidomos ata që ende nuk kanë mësuar fjalët e jetës.”

Në fjalimin e tij të gjatë e të thellë, Dom Vlash Palaj bëri thirrje për dialog, mirëkuptim dhe respekt për dinjitetin njerëzor, duke shtuar:

LAJMI I FUNDIT  Para ikjes hedh ‘bombën’, Dumani tregon ‘listën e zezë’ për gazetarët. SPAK shkel “vijat e kuqe” të BE

“Mos u bëni Zot i tjetrit. Nëse nuk arrini të bindni vëllain tuaj, uluni të gjithë bashkë, diskutojeni, kërkoni rrugë të përbashkët për zgjidhje. Ligji nuk mund të jetë mbi njerëzinë.”

Ai e mbylli me një mesazh për emigrantët dhe pushuesit:

“Mos shkoni në Theth këtë verë. Aty nuk do të gjeni paqe, as mendore, as shpirtërore. Jo për fajin tuaj, por për shkak të atyre që, në vend që të ndërtojnë, zgjedhin të shkatërrojnë.”

Published inAktualitet

Be First to Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *