Skip to content

Deputetja nxjerr VIDEON: Ja çfarë do të bëjë Rama në Theth! Gati…

Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, ka ndarë sot një video nga interpelanca e saj në Kuvend me Ministren e Mjedisit dhe Turizmit, Mirela Kumbaro, e zhvilluar më 19 dhjetor 2024. Në qendër të debatit qëndronte çështja e zonave të mbrojtura dhe investimeve të ashtuquajtura “strategjike”, me fokus të veçantë në Theth.

LAJMI I FUNDIT  Eskorta dhe në burgun e Reçit – VIP-et “takim special” në qeli me anëtarin e Bajrave

Sipas Zhupës, deklaratat e ministres gjatë asaj interpelance bien ndesh me zhvillimet aktuale në Theth, ku disa bujtina dhe struktura të tjera po shemben. Ajo rikujton se Kumbaro atëherë i konsideronte bujtinat si pjesë të zhvillimit të eko-turizmit dhe mbështeste ndryshimet ligjore si të domosdoshme për të mbajtur banorët në zonat rurale.

LAJMI I FUNDIT  Hajde para se….?”/ Mësuesja arrstohet pas marr*dhënieve me nxënësin, i mituri mund të jetë babai i foshnjës së saj, tani ai do…

Zhupa ka kundërshtuar ashpër këtë qasje, duke e cilësuar qeverinë si “terroriste mjedisore” dhe akuzuar ministren për favorizim të investitorëve privatë në dëm të komuniteteve lokale. Ajo thekson se çdo ndërhyrje apo reformë në zonat e mbrojtura ka për synim, sipas saj, vetëm interesat e grupeve të caktuara dhe jo të banorëve të zonës.

LAJMI I FUNDIT  Si nëpër filma/ Persona të a*matosur grabisin makinën e blinduar brenda tunelit, marrin 2 mln euro! Vendosën dy mjete të djegura dhe gozhda në rrugë për pengimin e qarkullimit të mjeteve

Ngjarjet e fundit në Theth, sipas Zhupës, e nxjerrin në pah hipokrizinë e qeverisë, e cila – siç shprehet ajo – po përdor ligjet dhe institucionet për t’i dorëzuar pasuritë natyrore të vendit në duart e investitorëve të privilegjuar. https://www.facebook.com/watch/?v=1208718181054208

Published inAktualitet

Be First to Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *