Skip to content

17-vjeçarja në Vlorë gjendet me plagë arme në kokë

Vetëplagosje e dyshuar në lagjen “Kushtrimi”, 17-vjeçarja në gjendje të rëndë

Një ngjarje e rëndë ka tronditur këtë të hënë lagjen “Kushtrimi”, ku një vajzë e mitur, vetëm 17 vjeçe, është dërguar me urgjencë në spital pas një vetëplagosjeje të dyshuar me armë zjarri.

LAJMI I FUNDIT  Afrohet Stuhia e madhe, meterologët paralajmërojnë rr*zik

Sipas të dhënave paraprake, ngjarja ka ndodhur rreth orës 11:40, në banesën e saj, ku dyshohet se e reja ka qëlluar veten me një pistoletë. Ajo është paraqitur në spital në gjendje të rëndë shëndetësore dhe po merr trajtim intensiv nga mjekët.

LAJMI I FUNDIT  Flluska nuk mban më? Ja çfarë do ndodhë me çmimet e apartamenteve duke nisur nga janari 2026 sipas ekspertëve

Ndërkohë, policia dhe grupi hetimor kanë nisur menjëherë punën për të hedhur dritë mbi shkaqet dhe rrethanat e incidentit. Po hetohet nëse kemi të bëjmë me një vetëplagosje të qëllimshme apo nëse ka ndikuar ndonjë faktor tjetër i jashtëm në këtë akt tragjik.

LAJMI I FUNDIT  Plasi "GYP GYP"! Vjen puthja e parë bashkë e dy djemve të BBVK?

Autoritetet bëjnë të ditur se do të informojnë më tej sapo të kenë të dhëna të verifikuara dhe përfundimtare mbi rastin.

Published inAktualitet

Be First to Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *