Skip to content

Vrasja e Liridona Ademajt, vëllai i saj dëshmon në Gjykatë: Nipërit e grisën Naimin nga fotot! Murseli edhe gjatë varrimit ishte i qetë, kjo na ra në sy

KOSOVË – Leonard Ademaj, vëllai i Liridona Ademajt, ka dhënë një dëshmi të ndjerë dhe tronditëse përpara trupit gjykues, duke sjellë në vëmendje detaje të reja rreth sjelljes së Naim Murselit pas vrasjes së motrës së tij.

Sipas dëshmisë së Ademajt, pas dërgimit të fëmijëve në Suedi, ai kishte kërkuar të takohej me ta për t’i pyetur për atë që kishin përjetuar. Ai tregoi se fjalët e djalit të Liridonës ishin: “Hajni e ka futur dorën dhe ja ka bërë mamit bam”, duke shtuar se fëmijët e përshkruan qartë që Murseli e kishte kapur për dore Liridonën në çastet e fundit.

LAJMI I FUNDIT  E fundit! Prag tragjedie për Egla Cenon, ben njoftimin e trishte, cfare i ndodhi mamase

Ademaj theksoi se fëmijët nuk dëshironin më asnjë kontakt me të atin dhe kishin reaguar ashpër ndaj imazheve të tij: “Në çdo foto ku ishin bashkë Naimi dhe Liridona, fëmijët e grisnin dhe e shkyen Naimin me gërshërë”.

Ai ndau edhe përjetimet e ditës pas krimit, duke kujtuar takimin me Murselin në një hotel në Prishtinë. “E gjetëm të shtrirë në dhomë, me ushqime përpara dhe kishte porositur drekën. Ishim të habitur nga qetësia e tij”, tha ai.

LAJMI I FUNDIT  E fortë! SPAK kërcet pr*ngat! Klodiana Lala zbulon emrin e politikanit të lartë qe do arr*stohet

Një tjetër moment që ngjalli dyshime, sipas dëshmisë, ishte refuzimi fillestar i Murselit për të parë trupin e bashkëshortes në morg. “Tha që ka problem me zemrën dhe nuk e di nëse mund ta përballojë. E pa vetëm nga dera, por nuk hyri”, u shpreh Ademaj.

Ai shtoi se edhe gjatë vizitës në vendin e ngjarjes, Naimi dha deklarata të paqarta dhe kontradiktore. “Herë thoshte se kishte dalë nga ana e djathtë, herë nga e majta. U përpoqëm të mos dyshonim, por sjellja e tij nuk na linte të qetë”.

LAJMI I FUNDIT  Nga të paktet që kishin mbetur gjallë! Vd*s funksionari i lartë komunist, mik i ngushte me Enver Hoxhën dhe Ramiz Alinë

Leonard Ademaj u ndal edhe te ceremonia mortore, duke vënë në dukje ftohtësinë emocionale të Murselit: “Në varrim, ai dhe Kushtrimi ishin të ftohtë. Nuk qanin, nuk kishin reagime emocionale, as në raport me mediat që ishin aty”.

Pasi autoritetet arrestuan të dyshuarit, përfshirë edhe vetë Naim Murselin, familja kërkoi zhvarrosjen e Liridonës për t’i dhënë një prehje të denjë. “E zhvarrosëm në prani të mjekëve dhe policisë, dhe e rivarrosëm në fshatin Rracaj, ku hapëm të pamen për të pritur popullin shqiptar”, përfundoi ai.

Published inAktualitet

Be First to Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *